• |
ide | kryesore

U kapën në flagrancë teksa vinin baste sportive përmes celularëve, në pranga 5 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme. Ata u kapën teksa vinin baste sportive të paligjshme në celular. Behet me dije se gjatë këtij operacionin janë arrestuar në flagrancë: Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç. Po ashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme.



1 Comment

  1. Kur shteti funksionon nuk i shpëton asgjë.
    Vetë titulli i artikullit flet shumë.
    Uroj të jetë ironi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *