• |
ide | kryesore

Video/ Florent Hasani shënon dy herë në 7 minutat e fundit: Tirana likuidon Erzenin dhe shpallet kampione dimri

-Instant, F1, Sport, Video
Florent Hasani



Asnjë gabim. Madje, gjithcka shkoi si duhet. Në më pak se 24 orë Tirana zhbllokoi merkaton, hodhi në fushë blerjet e reja, likuidoi Erzenin dhe shpallet kampione dimri. Florent Hasani me një dygolësh në fundin e ndeshjes i shkaktoi humbjen shijakasve. Arratiset Tirana tani +4 nga Partizani ndjekës. Tetë pikë të fituara ndaj të kuqve, që pas derbit të humbur në javën e fundit të vitit 2022: më mirë se kaq Shehi nuk mund të bënte.

Në “Niko Dovana” u luajt një ndeshje shumë e hapur, me dy formacionet që kërkuan me ngulm golin. Ritëm, intensitet duke prodhuar lojë dhe raste. Erzeni iu afrua disa herë avantazhit në pjesën e parë. Mund ta quajnë pafat veten të besuarit e Kapllanit, që u ndalën nga traversa. Ademi mund vetëm të dëshpërohej për mundësinë e humbur në minutën e 21. Lushkja në anën tjetër u mundua të marrë përsipër bardheblutë. Jashtë konkluzioni i tij në të 26, ndërsa edhe Patrick e Gjumsi nuk patën shënjestër më të mirë.

Sinjali se Tirana në pjesën e dytë do të ishte edhe më ofensive, ashtu si në fakt ndodhi. Bardheblutë ishin më konkrete në lojë dhe Gjumsi barazoi trarët e goditur, me Xhikën që nuk mund të bënte më shumë. Insistimi i bardhebluve u shpërblye në fund të ndeshjes, kur u desh një penallti. Krasniqi preku topin me dorë në zonë dhe Florent Hasani qetësisht shënoi golin e avantazhit. Nuk është me Xhixha, por është ai që merr përsipër Tiranën. Me Erzenin përpara, kundërsulmi i minutave shtesë vulosi rezultatin. Florent Hasani fiksoi dygolëshin personal, duke e ngjitur Tiranën në 34 pikë, katër para Partizanit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *