• |
ide | kryesore

Video/ Teuta feston në shtëpinë e Partizanit: supergoli i Markut dhe Kallaku fusin të kuqtë në krizë

-Instant, F1, Sport, Video
Kallaku



Ndeshja e tretë radhazi në kampionat pa fitore. Një ecuri të tillë Partizani i teknikut Giovanni Colella nuk e kishte përjetuar asnjëherë këtë sezon. Kundër Teutës përfundoi 0-2 me të kuqtë të dënuar nga Marku e Kallaku, dy ish-lojtarët e tyre. 2023 ka nisur katastrofik për të kuqtë: vetëm një pikë në 9 të mundshme e Tirana mund të arratiset.

Ndeshje radhazi që të kuqtë dalin pa fitore nga fusha e lojës, ndërsa Teuta bën të kundërtën. Dy fitore e një barazim në tre ndeshjet e para të vitit, që e lëvizin skuadrën e Martinit drejt shpëtimit. Në të parën pa Eneo Bitrin e Xhuljano Skukën, të larguar në merkaton e janarit, kryeqytetasit tregojnë gjithë limitet e tyre. Të kuqtë vinin pas një humbje dhe një barazimi, por gjërat u bënë edhe më keq. Performanca e formacionit të Colella që ktheu Menich në qendër të mbrojtjes la për të dëshiruar. Edhe pse nisën me vrull sfidën, Da Silva e Cara nuk bënë keq. Teuta me kalimin e minutave ia doli të kontrollonte manovrën dhe gjeti super golin e Markut. Një goditje spektakolare e harkuar me të majtën, që nuk i la asnjë shans Hoxhës.

Colella u mundua të ndryshojë kartat me zëvendësimet, por edhe në të dytën Partizani kishte ngërce në lojë. Da Silva e Rrapaj u munduan të bëjnë dicka përpara, por penalltia e shkaktuar nga Telushi ndaj Grudës i bëri gjërat të pakthyeshme. Kallaku u tregua i ftohtë duke shënuar golin e dytë, duke i dhënë mundësinë Teutës të menaxhonte minutat e mbetura. Shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit për Martinin, që sheh me optimizëm të dalë nga zona e ftohtë, por jo nga rreziku i rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *