• |
ide | kryesore

Wanda tradhtoi Icardin me ish-lojtarin e Interit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
wanda



Wanda Nara ndodhet në Dubai. Ndjekësit e saj u bënë menjëherë kuriozë dhe e pyetën për arsyen e udhëtimit të saj. Sipërmarrësja argjentinase ka nisur të postojë fotot e zakonshme të plazhit, bikini dhe relaksi. Gjithçka ishte e qetë para se të shpërthente një skandal i vërtetë. Gazetari Jordi Martin hodhi dyshimet se Wanda Nara e tradhtonte Mauro Icardin me Keita Baldé, një ish-shok skuadre tek Interi.

“Mbrëmë ka pasur një diskutim të fortë mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës. Sipas burimeve drejtpërdrejt nga njerëzit e saj, ajo kishte shkuar në Dubai me një futbollist, ish-shokun e skuadrës së Icardit”, – shkroi gazetari spanjoll.

“Më thonë se ky lojtar është i martuar prej 8 muajsh. Pak pasi u martua ai u takua me Wandën dhe mes tyre pati një lidhje dashurie. Keita Baldé udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo shkoi atje për ta vizituar. Ata qëndruan së bashku në një hotel. Ajo që më thonë është se Wanda dhe Mauro po bënin paqe. Madje asaj i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardin, por kjo ishte një goditje me thikë për të”shkroi gazetari.

Ai ka dhënë detaje dhe se si Icardi zbuloi tradhtinë Narës. “Icardi zbuloi gjithçka nga lëvizjet e bankomatit të Wandës”, – tha ai. Pas këtij lajmi ka reaguar partnerja e sulmuesit senegalez të Spartakut të Moskës, Simona Guatieri.

“Nuk jetoj me thashetheme, nuk jetoj duke shfaqur jetën time në Instagram. Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat, postoj foto të familjes sime dhe gjërat në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Nuk jetoj me ata dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht ndryshe nga ata. Kjo nuk do të thotë se jam i mirë dhe ata janë të këqinj, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm. Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se burri im ftoi gruan e tij në Dubai: Është një lajm total i rremë, sepse Balde ndodhej atje bashkë me nënën dhe babain e tij” – u shpreh ajo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *