• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdeκje të riun në Elbasan dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari është zbardhur. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 23 janar të këtij viti në unazën e qytetit. Mësohet se në pranga ka rënë shoferi. Aristir Dimo akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, Fiori Sula, 20 vjeç. Ai po lëvizte me këmbë kur u aksidentua. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Dimo është konsull nderi në Bullgari.

 

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023. Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *