• |
ide | kryesore

Berisha për Ramën: Bastardi i bllokmenëve po bën gjithçka për asgjësimin e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos guxojë të mbajë peng Partinë Demokratike me gjykatat që kontrollon ai.

Gjatë 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në Kamëz, Berisha tha se do të ketë fatin e etërve të tij, nëse mendon se duke mbajtur peng vendimin e gjykatës t’i japë goditje shkatërruese PD-së.

“Monizmin e tij nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Berisha përpara demokratëve të Kamzës

“Në vitin 1997, PD-ja kaloi një tronditje të thellë. Të shumtë ishin ata që menduan dhe besuan se kjo forcë politike do ti përkiste arkivave të historisë. Por u gabuan. Shqiptarët i rikthyen asaj besimin dhe në 8 vite ajo arriti të transformojë Shqipërinë më shumë se të gjitha kohërat e marra së bashku. Në 8 vite, Shqipëria ndërtoi rrugë, ura, tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku.

Në 8 vite shqiptarët arritën që më shumë se gjysma e tyre, të kenë më shumë se një banesë. Në 8 vite i dy dhe trefishuan bizneset. U dyfishuan drurët frutorë dhe Shqipëria u bë vend eksportues i qumështit, vezëve dhe qindra produkteve të tjera. Pra të gjitha pa përjashtim falë programit të PD-së që ka në qendër qytetarin, lirinë dhe të drejtat e tij. Program që ka si shtyllë interesin kombëtar dhe atë të Shqipërisë.

Të dashur miq! Ronald Regan thotë me të drejtë, demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. Për fat të keq, ajo që shohim, përjetojmë ne sot është dramatike. Në vitin 1990, banorë të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, jetonin në një monizëm të plotë. Diktatori Ramiz Aliaj i cili bënte gjithçka të mbahej në pushtet, megjithatë nuk tentoi asgjësimin e opozitës.

Jo, sot pas 32 vitesh, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, pasardhës i një intelektuali xhelat, që do të firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, vetëm e vetëm se ishte kundërshtari i tij politik, pas 32 vitesh do të përdorë çdo metodë, do të bëjë gjithçka për asgjësimin e PD.

Po bën gjithçka për spastrimin etnik të Shqipërisë. Demon pushteti dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, normë, moral që të qëndrojë për vete në pushtet. Edi Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë. Duke plaçkitur, grabitur dhe dhunuar votën, ai kaloi nga mandati në mandat dhe tani mendon se me vendime antidemokratike, antikushtetuese, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës ti japë një goditje shkatërruese PD-së. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për tu betuar se Edi Ramës do ti rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë. Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më”.



13 Comments

  1. Sa dem i ke bere ti PD , nuk do ti kishte bere asnje kundershtar politik.
    Ti more peng demokracine shqiptare qe ne 90, Ti e perdhunove ate , pa dale nga djepi.
    Ti i dhe fytyren e familjes tende , asaj. Ti , si komunist qe je, zbatove pike me pike te gjitha parimet e Katovices.
    LES VALESA ka thene : NUK KA ME TE POSHTER SE NJE KOMUNIST QE HIQET SI ANTI KOMUNIST.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      po kush e kishte demokracinë, kujt ia mori dhe e mbajti peng o idiot .

      Berisha ka qenë ndër të parët bashkë me doktor Ylli Popa që shkruajtën shkrimet e para me karakter demokratik, dhe më pas me punën, energjinë ndershmërinë, përkushtimin, integritetin e tj e tj meritoi respektin jo vetëm të demokratëve, por edhe edhe të një pjese të kundërshtarëve të tij politikë, o idiot trushpëlarë,

      1. edhe Berisha te ka zili per trashesin qe ke, O te qifsha Arminen, ai e mori edhe shkateroj cdogje qe ishte ndergtua me gjak, eberi vlla vrasje. ai shkaktoj luften civile, e sa gjynahe ka ai, prandaj mos na cani karin edhe ne dilni ne mbrojtje te ketij

        1. Pidhi bukur me thuaj nje te mire te keti gjyshit , se mire qe edi qe truri sa nje koker gruri eshte, por se kupton si fuksionon

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    o doktor, mos harro tu hiqni një dru të mirë alibebardhit

  3. Po se ka njeri me PD. E kan me ty. Po ike ti PDja do vazhdoj te jet e do behet me e fort. Po ndejte ti do zhduket. Ky SPAK i ka letrat per Ramen, Liken dhe Salen. Do i bente nje nder te madh vendit dhe shqiptareve te ndershem.

  4. KrimRama dhe krimkomunistat rreth tij të shëndruar në patronazhist mostra , janë e keqja e madhe e këtij vendi , që tani e 10 vjet Europa e largon si zgjebe dhe gjithë bota si gropën e madhe që pjell vetëm krim e korrupsion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *