• |
ide | kryesore

Dhunuan nënë e bir dhe i grabitën paratë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit
arme, greqi, shqiptaret, makine



Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar janë tmerruar në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa në Greqi. Kjo pasi tre grabitës hynë në shtëpinë e tij nga një dritare e pa mbyllur. Mediat greke shkruajnë se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar, njëri prej 3 autorëve të dyshuar.

Grabitësit hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit e dhunuan atë bashkë me nënën. Ata i lidhën gojën, ndërsa i vodhën një shumë parash. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 euro dhe një çek me vlerë 3500 euro dhe një celular.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve. Ai është një 32-vjeçar shqiptar ndaj të cilit është ngritur një dosje për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme trupore. Në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *