Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kundër Edi Ramës. Megjithatë kryedemokrati nuk ka dhënë një datë të caktuar, pasi sipas tij ende është duke u konsultuar. Sipas Berishës e gjithë Shqipëria do të zbarkojë pasi nuk ia falin Ramës, skandalin me ish agjentin e FBI-së.
“Sot e kërkoj me insistimin më të madh. Do njoftohet data e protestës e do organizohet protesta më e fuqishme. Sot nuk kam datë por Shiperia, Tirana do derdhet e tëra në protestë e Shqipëria do zbarkojë e tëra në Tiranë. S’ka shqiptarë që mund të pranojë një kryeministër si ky që i korrupton vendit partner një nga 2-3 njerëzit kryesor të sigurisë së tyre.
Kryeministër që paguan e përdor si lidhje për të dhënë goditje të rëndë opozitës. Shqiptarët jam i bindur që nuk do ia falin kurrë Ramës.”, tha Berisha.