Ditën e sotme një ngjarje makabër ka ndodhur në një familje në Gramsh ku një person ka vrarë bashkëshorten, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani. Bëhet fjalë për Xhevit Sinanin, i cili sapo ka vrarë dy fmiljarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Hotës. Ai atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të jëmën dhe xhaxhain. Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditën e sotme, ku autori i ka gjuajtur me sende të forta vëllait dhe bashkëshortes së tij. Pas vrasjes autori është larguar nga shtëpia.
Krimi horror në Gramsh/ Ky është burri që vrau gruan e pastaj shkoi te krushqit
-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
