Është vendosur përjashtimi me 10 ditë nga komisionet dhe seanca plenare e Kuvendit për Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të PD-së. Përjashtimi erdhi pas kërkesës së 7 deputetëve të PS. Ata akuzuan Sali Berishën, Flamur Noka, Edmond Spahon, Belind Këlliçin dhe Edi Paloka se kishin sjellje të pahijshme dhe jo etike gjatë senacës së djeshme.
Seanca e djeshme u shoqërua me tensione dhe debate të forta. Opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës. Shkak i tensioneve ishte pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.