• |
ide | kryesore

Makina merr para biçikletën në Berat, përfundon në spital 40-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar në Berat është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me një biçikletë.  Pas ngjarjes i aksidentuari u dërgua në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.

“Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *