• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Përmirësohen kushtet atmosferike gjatë pasdites

-Instant, Lajme, Të fundit



Orët e para të mëngjesit do të jenë me vranesira dhe reshje të izoluara dëbore në zonat juglindore dhe verilindore ndërsa shira të dobët do të ketë në jug të vendit. Përsa i përket zonave qëndrore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dendura por pa reshje. Mbetet problematikë e theksuar ngricat në akse rrugore në të gjithë zonën malore të Shqiperisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale të shkurtra me kthjellime por vranësirat dhe reshjet do tëri-shfaqen sërisht gjate orëve të vona të natës. Tempearurat e ajrit do të bien ndjeshëm deri në -7°C dhe maksimalet nuk do ta kapërcejnë vlerën 6°C.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë 24-orëshit republika e Maqedonisë paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura. Herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të dobëta shiu. Nuk do të mungojnë gjithashtu edhe reshjet e dëborës. Oret pasdites dhe mbrëmja sjellin intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të Maqedonisë. Zonat lindore mbeten me reshje dëbore dhe ngrica të theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke shënuar vlera shumë të ulëta deri në -5°C.

Rajona dhe Europa

Zhvillimi i dy qendrave ciklonare përkatësisht në Juglindje dhe Lindje të kontinentit, do të kushtëzojnë reshje shiu e debore ne gadishullin e ballknait si edhe stuhi të forta ere dhe shira intensivë në brigjet e Egjeut. Po ashtu, vendet e Europës Lindore karakterizohen nga reshje të dendura dëbore në formë orteku. Po ashtu do të kenë temperatura ekstremisht të ulëta. Britania e Madhe, gadishulli Iberik si edhe pjesa e qendrës së kontinentit paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Moti i kthjelllët, por i ftohtë do të dominojë edhe gadishullin Skandinav. Temperaturat e ajrit do të zbresin deri në -11 °C në Finlandë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *