• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut, 110 banesa me prezencë uji në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Pavarësisht përmirësimit të kushteve të motit, situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër vijon të jetë e rënduar. Sipërfaqja totale e përmbytur është 1400 Ha. Pjesa më e madhe ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit.

Rruga e Obotit ka prezencë uji. Ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit. Aktualisht ka prezencë uji në oborre, stalla e garazhe në 110 banesa në Muriqan, Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube. Emergjenca Civile kanë kërkuar pako me ushqime për banorët e bllokuar, bazë ushqimore për blegtorinë si dhe 50-60 palë çizme për Obotin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *