• |
ide | kryesore

Shkoi për të peshkuar dhe u zhduk, gjendet pas dy ditësh i pajetë 78-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi. 78-vjeçari kishte rezultuar i humbur prej dy ditësh, teksa kishte shkuar për të peshkuar. Denoncimi për humbjen e tij u krye nga familjarët në sallën operative të Policisë Fier.

Ka qenë djali i të moshuarit Altin Xhoxhi, ai i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij.

Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, por pa rezultat. Trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur nga familjarët rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm 500 metra larg bregut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *