• |
ide | kryesore

Sulmohet me αrmë një patrullë e policisë në veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës



Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës. Policia konfirmoi se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me αrmë zjarri në drejtim të një patrulle e cila ka qenë me detyrë zyrtare vendin Banjskë – Izvor të komunës së Zveçanit.

Policia ka njoftuar se fatmirësisht nuk raportohet për zyrtarë policorë të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës. Në xhamin e përparmë të automjetit nga ana e shoferit ka një shenjë plumbi. Kjo shton dyshimet se shënjestra ka qenë pikërisht drejtuesi i makinës.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur” – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia thotë se automjeti i braktisur dyshohet se mban targa që nuk i përkasin atij. Ai është sekuestruar nga policia e Kosovës e cila po kryen ekzaminimet e nevojshme. Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është hapur një hetim nën akuzën vrasje e mbetur në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *