• |
ide | kryesore

Vetëm 9 raste të reja me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 365 testime, 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 10 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 365 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat.

Janë 132 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Janar 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 365

Testime totale 2,029,621
Raste pozitive 333,210
Raste të shëruara 329,482
Raste Aktive 132
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 12
Vlorë 8
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *