Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama për ish agjentin e FBI, McGonigal. Aty krahasohen qëndrimet e kreut të qeverisë të një viti më parë për “mikun” e tij dhe çfarë thotë tashmë.
Në videon më poshtë citohet edhe dokumenti i autoriteteve amerikane sipas të cilit McGonigal mori dokumente nga zyra e kryeministrit shqiptar për hetimin e një çështjeje lobimi. Bardhi shkruan se të vërtetën Rama e ka në vendimin e drejtësisë amerikane dhe se McGonigal është paguar nga Rama për të goditur kundërshtarët politikë.
“Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjeshtra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. 👇 Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al