• |
ide | kryesore

Vodhi 2400 euro biçikleta, bizhuteri dhe ushqime, arrestohet 16-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



8 vjedhje të kryera në dyqane dhe banesa në qytetin e Vlorës janë zbardhur nga blutë. Për këtë arsye është arrestuar autori i dyshuar, një i mitur 16-vjeçar me iniciale K. B. Po ashtu, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 18-vjeçar, Sulejman Velaj.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të disa vjedhjeve. Ata kanë grabitur biçikleta me vlerë 2.400 euro, pajisje shtëpiake, shuma parash, bizhuteri dhe produkte ushqimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *