• |
ide | kryesore

Vrasja e njeriut të Vis Martinajt, pamjet sot u shfaqën në gjykatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin ndaj Ilir Selmanajt dhe Elvis Gacaj u shfaqën pamjet filmike të momentit të vrasjes së Santiago Malkos. Në seancën gjyqësore, u panë disa pamje të reja filmike që tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, dhe se si ndiqet Malko derisa ekzekutohet në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala që lidhet direkt me ngjarjen, është ajo e kamerës së sigurisë së një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar ndalon te dera e këtij biznesi. Automjeti qëndron në pritje pak sekonda dhe kur makina e drejtuar nga Malko është paralel me të, autorët e qëllojnë me breshëri kallashnikovi. Nga ajo që duket brenda dosjes, autorët kanë qëlluar nga brenda makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërsa makina e viktimës, ecën për disa metra dhe përplaset me disa kazanë plehrash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani./News 24



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *