• |
ide | kryesore

Aktivistë në mbrojtje të natyrës protestuan kundër aeroportit në zonën Vjosë-Nartë

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 200 të rinj, aktivistë të organizatave mjedisore protestuan të shtunën kundër  ndërtimin e aeroportit të Akërnisë, në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.  Të rinjtë kanë mbërritur nga kryeqytetit dhe qytete të ndryshme për të kundërshtuar vijimin e punimeve.
Sipas ekspertit të mjedisit Zudjon Vorpsi punimet për ngritjen e aeroportit të Vlorës duhet të pezullohen menjëherë. Ata mendojnë se projekti është në kundërshtim me Konvetën e Bernës. Ajo mbron jetën e egër dhe mjedisin. Nëse punimet e aeroportit nuk ndalohen, protestuesit do t’i drejtohen organeve të drejtësisë.

Sipas aktivistëve ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasurive më të mëdha mjedisore të Vlorës. Për të treguar kujdesin ndaj natyrës, aktivistët vendosën të që mbjellin pemë, duke treguar kështu që është vendi ideal për të zgjeruar hapësirën e gjelbër.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *