• |
ide | kryesore

Berisha: Rama është kryeministri më i korruptuar në planet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkurt



Kryetari i PD Sali Berisha ishte sot në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Burrel, nga ku deklaroi se qytetarët dhe opozita duhet të bëjnë çdo gjë, të punojnë për fitoren e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 14 majit, për të “përmbysur monizmin e Edi Ramës”, të cilin e akuzoi si “kryeministri më i korruptuar i planetit që ka përdorur gjithë mjetet për të marrë peng opozitën”.

Sali Berisha: “Rama pasardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Avzi Nela, pasardhës i një xhelati, ka vendosur e mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale, asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit ka përdorur gjithë mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturën ruse, diplomatë të korruptuar, një monstër si është Soros për asgjësimin e PD.

Por sot ne jemi më të fortë se kurrë. Sot më të fuqishëm se kurrë. Forca, fuqia qendron mbi idealet tona.

Sot, pas 32 vitesh, ne jemi përsëri në një monizëm, monizëm që bazohet në krimin, drogën, korrupsionin shqiptar e ndërkombëtar. Edi Rama armik i lirisë së shqiptarëve ia ka dalë që me taksat tuaja, paratë tuaja të rekrutojë në kundërshtim me ligjet e vendit, ligjet e SHBA, njërin nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të asaj toke.

Por ky është akt të cilin duhet ta ndëshkojnë e do e ndëshkojnë shqiptarët.

Shqiptarët s’mund të pranojnë kurrë një kryeministër që angazhon korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

Shqiptarët s’mund të pranojnë kurrë një kryeministër që angazhon eksponentë të shtiur të agjencisë më të fuqishme të globit. S’mund të pranojnë të dorëzojnë fatet e tyre një vasali që për karrigën e tij nuk kursen asgjë kundër shqiptarëve.

Sot shqiptarët janë në një mision historik për përmbysjen e këtij monizmi të urryer, monizmit të njeriut që në 7 vite përzuri nga Shqipëria 31 % të popullatës. Ky mision kërkon të bëjmë gjithcka, të punojmë ditë e natë për fitoren e Skënder Gjucit, për fitoren e Bedri Hoxhës, duke u rikthyer kështu, duke përmbysur monizmin në Mat duke larguar me urgjencë kryetarin që pak e ka, që cdo epitet mund ti vihet sot këtij Agronit që keni këtu që ka vetëm interesat e xhepave të tij, të vëllaut, familjes së tij e asnjë matiani tjetër.

Më datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat e të bëhet gati për të gjitha prokurimet, vjedhjet që i ka bërë. A e dini ku i bën vjedhjet Agroni? Do cuditeni, i bën me Erion Veliajn në Tiranë.

30 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë kompania e familjes së tij. Agron largohu vetë më mirë”



18 Comments

  1. Komente te tipit Pune jevgjish,gjelle per Qen shpellkare e cecene kane tre dite qe masturbohen me kete te FBI te dalur prej 4 vjetesh ne pencion,lapsi meret me nje grua qe vete FBI ja ka futur ketij pencionisti,por salihistet e salbanistanit hane mut salih metaj per dite e nuk pushojne vetem nje revolucion i vertet per cfarosjen e kesaj rrace te qelbur shpellkaresh

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      o idiot të gjithë komentet mbi tëndin, por edhe deri në fund janë shkruar nga sivëllezërit e motrat e tua idiote.

  2. po te ishte i korruptuar do qe non grata nga USA dhe Britania e Madhe Merrja ne goje Edi Rames o malok i piset qe bije era shurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *