• |
ide | kryesore

I dënuar me 14 vite burg për νrasje, 42-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia italiane



Të mërkurën e kaluar, ekipi i dëbimit të Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një shtetasi shqiptar 42-vjeçar. Ai ishte në burgun Mario Gozzini në Firence. 42-vjeçari vuante dënimin me 14 vjet për veprën penale të vrasjes. Episodi ndodhi në vitin 2008 në Grosseto. Viktima, një bashkatdhetar shqiptar, u godit me thikë në fyt në kulmin e një mosmarrëveshjeje.

Sulmuesi u kap më pas i gjakosur nga efektivët e policisë. Ndërkohë 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë. 42-vjeçari sa do të dilte nga burgu. Shefi i policisë së provincës së Firences Maurizio Auriemma, para kësaj date, pas marrjes së lejes nga autoritetet konsullore shqiptare, zbatoi urdhrin e masës alternative të dëbimit nga territori. Ai ndalohet të shkojë në Itali për 10 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *