• |
ide | kryesore

Ish-gjenerali Pavel zgjidhet presidenti i ri i Çekisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Me 80% të votave të numëruara, ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel është zgjedhur presidenti i ri i Çekisë. Ai ka fituar 56.45 për qind të votave, kundrejt ish-kryeministrit, Andrej Babish, i cili ka marrë 43.54 për qind të votave. Rezultatet e plota nga balotazhi dy-ditor priten të bëhen publike mbrëmjen e sotme. Qendrat e votimit u hapën të premten në orën 14:00 dhe u mbyllën sot në të njëjtën orë. Të drejtë vote kishin 8.3 milionë banorë.

Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo ai i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë. Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës. Ai ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë. Ndërsa Pavel ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev. Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ishte i ngushtë, të dy fituan rreth 35 për qind të votave.



2 Comments

  1. Nje votim demokratik dhe sfidues ndaj parase dhe paragjykimeve apo klisheve politike te 30 viteve te fundit ne Perendim.
    Zgjedhja e ish gjeneralit 62 vjecar Petr Pavel (me shumice) ndaj ish Kryeministrit milioner Babiç, si President i Republikes Çeke eshte ndoshta nje model per ish vendet komuniste, sepse zgjidhet njeriu per postin, por me merite, ne zgjedhje direkte presidenciale, e per me teper nje kandidat i pavarur dhe me karriere profesionale te shkelqyer.

    Ne Shqiperi, ku jane konsumuar modelet mbi kritere absurde, thjesht te rinj ne postet e rendesishme, por jo me pervoje profesionale dhe as politikane, ndoshta modeli i Çekisë do te ishte rruga e perbashkimit dhe shuarjes se konflikteve politike.

  2. The USA wants a Unipolar World at their command, they are destroying Europe, Ukraine and they hope to obliterate Russia in the process.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *