• |
ide | kryesore

Kreu manovra të rrezikshme me automjetin pa dokumenta, e pëson i riu nga Vlora

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shofer që bënte manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij është gjobitur sot në Vlorë. Atij i është hequr ndërkohë leja e drejtimit. Policia njofton se bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, ka shoqëruar shtetasin me iniciale D.Xh. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

Për më shumë, ai është gjobitur me masën administrative 75.000 lekë të rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *