• |
ide | kryesore

“Mushka, çokollata dhe pako”, dalin përgjimet e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kanë siguruar dosjen hetimore të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u lëshuan 43 urdhër arreste, ndërsa grupi drejtohej nga tre shqiptarë.

Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07/ 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që I korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.

Nga veprimet hetimore të kryer është bërë e mundu që të provohet se shtetasi Alfred Luli dhe Gjergji Luliu kanë importua në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave , shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Luli. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

NJë pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, I cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe e12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, shtetasi Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode: 1: 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro2: 12 kg me datë 16.12 2017 3: 15 kg me datë 01.07.2018

Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e kryera, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8 dhe 12 mars kishte bërë takime për shtijen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Eexhep Dallupi.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A” tregon lëndën narkotike të llpji marijuanë nga Shqipëria

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram, fjala tym dhe çokollate tregon substancën narkotike të llojit hashash

Fjala “Pako” përdoret për të treguat 1 kilogramë

Fjala “lekë” monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave.

SHQIPTARËT E HETUAR

Braniol Liço,

Gernard Beu,

Emirjan Beu,

Dorian Beu,

Syrjan Tola,

Igli Lala,

Ramazan Grada,

Florid Vukaj,

Gjergj Zefi,

Renato Zefi,

Rexhep Dallupi,

Alfred Luli,

Gjergji Luli,

Saimir Prenga,

Lorik Prengaj,

Francesco Çeçi,

Ilir Duro,

Lulzim Selimi,

Dhimitër Nina,

Eledjo Dedej,

Enkeleda Bakalli,



5 Comments

  1. Kur duan te shpikin prova autoritetet italiane nxjerin nga keto zberthime kodesh.

    Faktineshte qe keto sasira hamendesohen dhe nxirren te tilla per te renduar situaten e te akuzuarve pasi nuk kane prova per implikim.

    Kjo eshte menyra qe italinaet kane denuar mijera shqiptare pa prova ne menyre te paligjshme.
    Dhe kur vijne shqiptaret te bejne burgun me denime italiane, shteti shqiptar ua kryen denimin kokerr me kokerr.
    Shqiptaret kane marre fund qe ju bejne fresk ketyre ropshave

  2. E tmereshme,na turperuan ne cdo vend qe vene.Nuk themi dot qe jemi shqipetare,te vjen turp.Familje ordinere.Thoshte mamaja familja esjte familje.Shiko ato familje qe kane qe te degjeneruara ne kohen e Enverit,asjtu kane ngelur dhe femijet ashtu I kane edukuar.

  3. Lumenjtë e drogës nga Shqipëria vijojnë të jetë kryefjalë mediave italiane, të cilat i kanë kushtuar artikuj goditjes së një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.

    Prestigjozia italiane Il Giorno ka sjellë detaje të reja nga operacioni, ku thekson se në dy laboratorë në provincat e Kremones dhe Milanos janë sekuestruar rreth 120 kilogramë kokainë dhe 15 kilogramë heroinë.

    Gazeta italianë risjell në vemendje faktin nga përgjimet e ketij grupi, përfundoi në pranga në Shqipëri, ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila ishte përfshire në një akt korrupsioni me motren e një prej krerëve të këtij grupi kriminal, konkretisht shtetasit Emirjan Beut, i cili drejtonte operacionet nga Durrësi.

    Ndërkohë gazeta italianë thekson se prapa hekurave në kuadër të përgjimeve të kësaj bande ka përfunduar edhe një prokurore në Shqipëri.

    Oficerët e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe njësisë së policisë financiare të Breshias të Guardia di Finanza kryen 43 arrestime vetëm në Itali

    Në kuadër të këtij operacioni i sekuestruan mbi 4 milionë euro të përfituar nga trafiku I lëndëve narkotike.

    Veprimtaria hetimore ishte rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore të Bergamos dhe Shqipërisë, nën kujdesin e Eurojust që bënë të mundur çmontimin e organizatës kriminale.

    Në total në operacionin që ka çuar në mbi 60 arrestime, sekuestrime droge dhe asetesh në muajt e fundit, kishte 119 masa paraprake personale, duke përfshirë arrestime në flagrancë, arrestime të vonuara dhe urdhra paraburgimi paraprak ku 15 janë kryer ne Shqipëri.

    Këtij grupi Kriminal I janë sekuestruar edhe 129 kilogramë marijuanë dhe 92 kilogramë hashash.

    Pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza mbi operacionin që mposhti bandën e trafikantëve të lëndëve narkotike që importonin drogë nga Shqipëria, tregojnë autorët në veprim teksa përgatitin dozat dhe zbulojnë disa nga truket që ata përdorin për ta fshehur.

    Në videot e intervistave, shihet një nga shefat e organizatës duke i dhënë mësim një trafikanti te ri se si të presë heroinën dhe ta përgatisë atë për shitje.

    Sipas asaj që u konstatua nga hetimet, banda përdori dy laboratorë, tashmë të sekuestruar, në provincat e Kremonës dhe Milanos, si bazë për transformimin e produktit të papërpunuar në doza gati për t’u shitur.

    Ndër teknikat e përdorura nga banda për fshehjen e drogës ishte edhe modifikimi i makinave. Në fakt, në parafangot e makinave kanë krijuar xhepa praktikisht të pamundur për t’u parë, ku vendoseshin blloqet e drogës.

    Banda ishte e organizuar si një korporatë shumëkombëshe. Kishte departamentin e blerjes së lëndës së parë në Shqipëri, departamentin e shitjeve, departamentin e transportit, departamentin e transformimit. Në mënyrë të veçantë, në dy shtëpi fermash në provincat Mantua dhe Modena, kultivohej marijauna, e cila më pas rishitej në treg, jo vetëm në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *