• |
ide | kryesore

Presidenti i Hamrun Spartans i habit të gjithë: Portelli tërhiqet nga posti, për tu bërë futbollist

-Instant, Sport
Portelli



Joseph Portelli, presidenti dhe pronari i Hamrun Spartans (divizioni i parë i futbollit maltez) ka dhënë dorëheqjen. Ai në fakt e ka marrë këtë vendim, për të ndjekur ëndrrën e tij për të dalë në fushë si futbollist. Në moshën 42-vjeçare, Portelli kërkon të bëhet lojtar i ekipit të tij, duke shkaktuar reagime të kundërta mes tifozëve. Hamrun Spartans, me tetë tituj kampion të fituar në histori (i fundit në 2021), aktualisht kryeson kampionatin me 11 pikë përpara të dytit, me dhjetë javë të mbetura.

Portelli, një nga ndërtuesit kryesorë të arkipelagut, dha dorëheqjen papritur nga roli i presidentit në fillim të kësaj jave. Ky në fakt është hapi i parë i nevojshëm për të respektuar rregullat federale për regjistrimin e lojtarëve. Rregulla të cilat natyrshëm përjashtojnë mundësinë e një roli të dyfishtë. Cështja ishte fokusi i një takimi jozyrtar të Ligës së Klubeve Profesionale Malteze, të kryesuar nga ish-kryeministri Joseph Muscat.

Sipas raportimeve të mediave malteze, të paktën shtatë nga 14 presidentë kanë ftuar kolegun e tyre Portelli të heqë dorë nga ëndrra e tij. Frika kryesore është se lëvizja e tij mund të minojë reputacionin dhe “integritetin e futbollit”. Edhe vetë Muscat ka shprehur mendimin e kundërt.

PORTELLI NUK DORËZOHET

Pavarësisht rezistencës së kolegëve dhe Muscat, Portelli nuk është dorëzuar. Me origjinë nga Gozo (ku zotëron një klub amator për të cilin doli në fushë edhe vitin e kaluar, duke shënuar një penallti vendimtare), ai bëri të ditur se projekti i tij ka një shije romantike. Të luajë disa minuta në ndeshjet e fundit të turneut, kur e nëse do të garantohet matematikisht fitimi i titullit.

Spartans është klubi historik në qytetin e Hamrun, bërthama e fortë e klasës punëtore malteze. Ata u rikthyen te fitorja nga Portelli në 2021, pas dhjetë vitesh agjërim. Sipas asaj që raportohet nga mediat malteze, shumica e tifozëve të Spartans e mbështesin presidentin: “Ai e meriton, pas gjithçkaje që ka bërë për klubin”, thonë ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *