Operacioni policor për çmontimin e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme është shtrirë në të gjithë vendin. Në fazën e gjashtë, operacioni po vijon në qarkun Gjirokastër. Aty është vënë në hetim 1 shtetas, për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.
Ndërkohë gjatë kontrolleve, policia në Memaliaj, çmontoi 3 kamera të vendosur në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, është vënë në hetim shtetasi P. K.