• |
ide | kryesore

Video/ Dygolëshi i Lautaro shtrin përtokë Cremonese: Inter kalon provizorisht Milan

-Instant, Sport, Video
Lautaro



Interi nuk gaboi në Kremona dhe rikthehet te suksesi pas humbjes ndaj Empolit. Në javën e 20 të Serie A, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 2-1 të besuarit e Ballardinit me përmbysje. Zikaltrit arrijnë tashmë në 40 pikë, duke u pozicionuar për momentin përpara Milan. Në Zini u luajt me ritëm të lartë, skuadra të zgjatura që lejuan shumë mundësi shënimi. Okereke (11′) zhbllokoi ndeshjen me një harkim magjik, më pas Lautaro mori skenën. Dygolësh i argjentinasit (21′ – 65′) që i riktheu buzëqeshjen Inzaghi. “Toro” fillimisht barazoi rezultatin duke shtyrë në rrjetë grushtimin e Carnesecchi. Sulmuesi, më pas, përmbysi rezultatin falë një asist perfekt të Dzeko, duke vendosur ndeshjen me një dygolësh të shkëlqyer.

Interi kthehet të buzëqeshë. Dhe e bën këtë pas një starti tronditës kundër të fundit të renditjes. Pas golit të Okereke, mendoi cinizmi nën portë i Lautaro për të nxjerrë nga telashet zikaltrit. Inter përmbysi gjithcka me dygolëshin e argjentinasit, por shumë merita duhet t’i jepen edhe Dzeko. Boshnjaku ishte i aftë të marrë skuadrën mbi supe pa histerizma dhe ta udhëheqë drejt tre pikëve me klasin dhe përvojën e zakonshme. Cilësi vendimtare në një moment delikat të kampionatit ku çdo pikë rëndon shumë në garën për Champions League, pas arratisjes së Napolit.

Lexo më tej: Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Cështje tjetër për Cremonese, protagoniste e një paraqitjeje të mirë ndaj Inter, por ende dëshpërimisht në fund të renditjes. Një situatë e palëvizshme pavarësisht shenjave pozitive të kurës Ballardini. Sinjale që me zikaltrit nuk sollën pikë, vërtetë, por gjithsesi japin moral dhe indikacione për ndeshjet e radhës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *