• |
ide | kryesore

Video/ Empoli pa fitoren tre minuta larg: Torino rikuperon dy gola në fund me Ricci e Sanabria

-Instant, Sport, Video
Empoli



Faza e dytë e Empoli dhe Torino hapet me barazim 2-2 në Castellani. Toskanët rrëmbyen avantazhin e dyfishtë falë goditjes me kokë të Lupertos (37′) dhe kryeveprës së Marin (69′). Por rikthimi i granatave me Ricci (82′) dhe Sanabria (85′) shmangën humbjen e formacionit të Juric. Torino ngjitet kështu në vendin e tetë të renditjes me 27 pikë, +1 pikërisht përpara skuadrës së Zanetti.

Një 2-2 zbavitës në Castellani mes Empoli dhe Torino, me granatat që rikuperuan brenda tre minutave dy gola, duke shmangur humbjen. Toskanët padyshim që luajtën më mirë se miqtë në pjesën e parë. Marin vuri në provë reflekset e Milinkoviç-Savic nga hyrja e zonës. Por në minutën e 37′ formacioni i Zanetti kaloi në epërsi, në zhvillimet e një goditje këndi. Në krosimin e Marin inserimi i Luperto në shtyllën e parë befasoi portierin serb për avantazhin e miqve.

Lexo më tej: Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Në pjesën e dytë, porta e Vicario filloi të tronditet, por rezistoi falë portierit vendas që shpëtoi ndaj Miranchuk. Ukrainasi hyri në vend të Bayeye dhe u bë menjëherë i rrezikshëm. Goditja me takë e Ricci i dha një tjetër mundësi granatave për të barazuar, por gjërat u vështirësuan më pas. Një kryevepër e Marin, që nga një distancë shumë e madhe lëshoi një silurë me të djathtën që përfundoi në trekëndësh për 2-0. Në minutën e 82, megjithatë, loja u rihap falë golit të Ricci, që shfrytëzoi spondin e Schuurs. Empoli u fut në vështirësi dhe tre minuta më vonë Sanabria barazoi me një goditje me të majtën. Miranchuk në fund goditi edhe shtyllën, por do të kishte qenë e padrejtë për Empoli. Përfundoi 2-2: pikë e fituara për Juric, dy të humbura për Zanetti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *