• |
ide | kryesore

Video/ Simona, gruaja e Keita Balde i përgjigjet Icardit: “Lajm totalisht i rremë”

-Instant, Sport, Video
Simona



Nuk kanë fund tronditjet në marrëdhënien torturuese mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Sipërmarrësja argjentinase dyshohet se e ka tradhtuar ish-bashkëshortin e saj me një ish-shokun e tij të skuadrës në kohën e Inter. Një flirt me senegalezin Keita Balde, në të cilën është përfshirë edhe bashkëshortja e tij. Zërat e ardhura nga Spanja, në fakt, tërbuan sulmuesin e Galatasaray, që kontaktoi gruan e Keita, Simona Guatieri. Argjentinasi i tregoi asaj për ngacmimin e bashkëshortit të saj. E përgjigja e gruas nuk vonoi…

Lajmin për historinë e Keita Balde me Wanda Nara në Dubai e kishte raportuar gazetari spanjoll Jordi Martin gjatë Intruso. E përgjigja e Simona Guatieri për Icardi erdhi pikërisht në të njëjtin program: “Unë nuk jetoj me gosip. Nuk jetoj duke e ekspozuar jetën time në Instagram”, tha gruaja e Keita. “Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat. Postoj foto të familjes dhe gjërave të mia në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Unë nuk jetoj me këtë dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht i ndryshëm nga ata. Kjo nuk do të thotë se unë jam e mirë dhe ata janë të këqij, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm”.

PSE KEITA BALDE ËSHTË NË DUBAI?

Pasi theksoi dallimet mes dy llojeve të çifteve, Simona Guatieri u fut në detaje: “Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se im shoq e ftoi gruan e tij në Dubai. Është një lajm total i rremë, sepse ai është atje me nënën dhe babain e tij. Shkuan atje për t’u takuar – shpjegoi ajo -. Tani ai është i fokusuar te ekipi, nuk mund të largohet prej andej. Unë do të shkoj në Dubai me fëmijët e mi, se ai ka 3 ditë pushim dhe do të shihemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *