• |
ide | kryesore

50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Pakistan



Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta në Pakistan këtë të diel. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim. Ndërsa në veriperëndim të vendit 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga 7 deri në 14 vjeç.

Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin “përtej njohjes”. Përplasja ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit. Zyrtari lokal Hamza Anjum i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën bashkë me 3 të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit e vetëm janë në gjendje “të rëndë”. Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë përpara përplasjes.

Ndërsa varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhëa, afër kufirit me Afganistanin. Zyrtari i policisë lokale Mir Rauf i tha AFP se përveç 10 fëmijëve që humbën jetën, 11 u shpëtuan, por 6 janë në gjendje kritike. 9 të tjerë besohet se janë të zhdukur. “Një operacion shpëtimi është ende në vijim” – tha zyrtari. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *