• |
ide | kryesore

Albiona Agolli, kampionia e Europës në Jiu Jitsu: luftëtarja dominoi turneun në Paris

-Instant, Sport
Agolli



Artet Marciale Mix po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendje, sidomos pas rezultateve të rëndësishme të luftëtarëve shqiptarë. Kështu, në kampionatin europian të Jiu Jitsu të zhvilluar në Paris, Albiona Agolli është shpallur Kampione Europiane. Luftëtarja e Tirana MMA Center – Mixed Martial Arts Albania ka dominuar në kategorinë e saj 58kg, duke mposhtur çdo kundërshtare.

Agolli bëhet kështu kampioni/a e tretë europiane nga sportistët e Tirana MMA Center – Mixed Martial Arts Albania, në 10 vjet pjesëmarrje. Një arritje shumë e rëndësishme për sportisten shqiptare, që kthehet nga Parisi me medaljen e artë.

Lexo më tej: Boks/ Beteja epike, 2.03 metra e 170 kg në një ring: Hulku iranian kundër njeriut më të frikshëm në botë

Albiona, në fakt, garoi dhe në ‘Absolute’ (pa kufizim peshe) ku u rendit në vendin e tretë. Një disiplinë e vështirë, në përballje me rivale më të fuqishme, ku fiziku vlen edhe mbi teknikë. Agolli, në Absolute, arriti të fitojë 2 ndeshje, përpara se të humbiste në gjysëmfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *