• |
ide | kryesore

Rusia i thur elozhe Erdoganit: Lider i kalibrit tjetër

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo u vu re dhe në fillim të verës kur ai ndërmjetësoi rinisjen e eksportit të drithit nga portet ukrainase.

Gjithashtu, ai është përpjekur së fundmi të ndërmjetësojë dhe bisedimet për paqe mes dy vendeve, duke krijuar dhe tryeza të përbashkëta në vendin e tij.

Një vlerësim për rolin e Erdogan vjen nga vetë autoritetet ruse të cilët e cilësojnë atë si një lider të kalibrit tjetër. Në një reagim nga zv.ministri i jashtëm, Syromolotov, lideri turk vlerësohet për qëndrimin e tij të pandikuar nga presioni i perëndimit.

‘Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij’, theksoi Syromolotov.



1 Comment

  1. Nga kjo cfar ka mbetur ti bejm shrebimin e duhur ndryshe do mbesim te gjith pa asgje thotë:

    Gjith liderit boterore nese gjith vazhdojn te ec in ne drejtime te ndryshe sipas interesit koha do ti binde se ate nuk do jua permbushin mundesit. Qe KAN vetem nje mundesit te pranon ate qe I bashk on si me te rendesisheme se ajo qe I ndan qe eshte e ardh ja por qe kerkon pershtatje sipas nevojes ne perputhje me mundesit. Tash gjithcka qe e ka emrin padrejtesi eshte sfiduar per te gjith. Ka vdekur dhe sngjallet me dot sepse burimet e qe e mbajten ne veprim shterruan. Njerzimi ka nje moment te arte mundesit dhe preshtatja qe burimet e tyre ti mbajm ne funksion. Ndrysh gjithcka pritet te ndryshojne si kurr me par kunder vullnetit ton njerzor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *