• |
ide | kryesore

Skriniar ia ka komunikuar shokëve: “Shkoj te PSG”. Inter pret ofertën zyrtare

-Instant, Sport
Skriniar



Milan Skriniar do të shkojë te Paris Saint-Germain, kjo është e sigurt duke qenë se mbrojtësi e ka konfimruar vetë. Sllovaku tashmë ua ka besuar lajmin shokëve të tij të Inter, duke saktësuar destinacioin e ardhshëm. Kanë mbetur edhe 48 orë për të kuptuar nëse transferimi do të zyrtarizohet në janar apo do të pritet qershori. Në verë kontrata e mbrojtësit me zikaltrit do të përfundojë dhe sllovaku mund të fluturojë në Ligue 1 si parametër zero. Te Inter, shpresojnë që francezët të duan ta marrin tani e presin ofertën zyrtare nga PSG. 10 milionë euro të propozuara për Skriniar, nuk janë të mjaftueshme për të bindur Zhang dhe Marotta. Që të humbasin një lojtar kyç në mbrojtje në mes të sezonit, drejtuesit e Inter kërkojnë që Al-Khelaifi të dyfishojë shumën. E megjithatë, ndoshta edhe me 15 milionë euro italianët nuk do të thoshin jo.

Kohët shtrëngojnë sepse Interit do t’i duhet më pas kohë për të siguruar zëvendësuesin. Emrat në listën e Marotta janë ata të Djalo nga Lille dhe Lindelof nga Manchester United. Për më tepër, duhet të konsiderohet edhe se lamtumira e hershme mund ti leverdisë parisienëve. Nëse lojtari blihet në janar anashkalohet bonusi i nënshkrimit që Skriniar do të merrte nëse mbërrinte në Paris si lojtar i lirë.

Lexo më tej: PSG i vendos kushtin Inter për Milan Skriniar: 10 milionë në janar, ose falas në qershor

ÇFARË NDODH NËSE SKRINIAR QENDRON DERI NË VERË…

Cështja është sigurisht ekonomike, por prek edhe aspekte të tjera, jo më pak atë mjedisore. Tani që fati i Skriniar është i qartë, duhet kuptuar se si do të reagonte San Siro ndaj pesë muajve të një lojtari tashmë të destinuar për një ekip tjetër. E gjitha kjo pas javësh pritjeje e deklaratave që dukej se paralajmëronin një fund tjetër të historisë. Për më tepër me shiritin e kapitenit në krah. Në diskutimin invers, rezultati është katastrofik. Mbrojtësi mund ta ndjente goditjen e një mjedisi kritik, pa qetësi. E performanca do të shkonte në përputhje me rrethanat. Një situatë që do të dëmtonte si lojtarin ashtu edhe Interin. Kështu, një lamtumirë e menjëhershme nuk është aspak e pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *