• |
ide | kryesore

Thyhet dritarja e avionit në fluturim: lojtarët e Palermo përjetojnë momente tmerri

-Instant, Sport
palermo



Një transfertë tmerri për Palermo, që në orën 14 të së shtunës duhej të përballej me Ascoli në Stadio Del Duca për javën e 22 të Serie B. Ndeshja u shty me një ditë për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të transportonte formacionin e Corini në Romë. Avioni u detyrua të kthehej në aeroportin e kryeqytetit sicilian menjëherë pas ngritjes. Frikë dhe tension në bord, por fatmirësisht pa pasoja.

Ishte menduar të ishte një fluturim i qetë prej pak më shumë se një ore, ai që duhej të transportonte skuadrën në Romë. Prej aty, pastaj, Palermo do të arrinte në Ascoli Piceno me autobus. Por ajo që ndodhi e shndërroi fluturimin në një makth të vërtetë. Në fakt, pak minuta pas ngritjes, një dritare e avionit u thye. Kjo situatë emergjente e detyroi ekuipazhin të kthehej në aeroportin Falcone e Borsellino. Ekipi i Corini priti nisjen e një charter, këtë herë në drejtim të Peskarës, që megjithatë mbërriti vetëm në mes të natës.

Lexo më tej: Palermo kalon në pronësi të City Football Group: nis epoka e sheikut Mansour në klubin italian

Fluturimi i dytë (ai për në Pescara), u nis vetëm në orën 3 të mëngjesit. Kështu që, Palermo mbërriti në qytet në dritën e parë të agimit. Kjo është arsyeja pse Palermo kishte nisur tashmë negociatat me Lega di Serie B dhe Ascoli, për shtyrjen e ndeshjes. Ndaj edhe njoftimi zyrtar për shtyp ka mbërritur gjatë natës. Ndeshja është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të dielën në orën 14.00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *