• |
ide | kryesore

Tragjedi në Pakistan, mbi 50 persona të vdekur në dy aksidente

-Instant, Lajme, Planet



Një tragjedi e dyfishtë ka tronditur Pakistanin orët e fundit pas dy aksidenteve, i pari me një autobus që ra në një luginë dhe i dyti me një varkë të përmbysur , ku humbën jetën më shumë se 50 persona, përfshirë edhe fëmijë.

41 viktimat u regjistruan pasi një autobus ra në një luginë pasi fillimisht goditi një shtyllë ure që po përpiqej të kalonte ndërsa 10 fëmijët u tërhoqën të vdekur kur varka me të cilën po kalonin një liqen u përmbys ndërsa ktheheshin nga një udhëtim në një shkollë islame. Në urën ku ndodhi aksidenti i autobusit, trupat janë “të pamundur të identifikohen” pasi automjeti mori flakë pas rënies.

Aksidenti i autobusit ndodhi pranë qytetit Bela në provincën Balochistan pasi destinacioni i tij përfundimtar ishte Karaçi.

Siç shpjegoi një zyrtar lokal për Agjenicinë  e Lajmeve  “France-Presse”, 40 trupa dhe tre të plagosur u gjetën fillimisht, me një grua që iu nënshtrua plagëve të saj menjëherë më pas. Dy të plagosurit e tjerë, sipas të njëjtit burim, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Varka me fëmijët u përmbys në liqenin Tada Dam, pranë kufirit me Afganistanin. 10 fëmijët që humbën jetën ishin të moshës 7-14 vjeç, ndërsa 11 fëmijë të tjerë u shpëtuan me gjashtë prej tyre në gjendje kritike.

Në të njëjtën kohë, nëntë fëmijë të tjerë janë të zhdukur. Varka mbante më shumë se 20 persona pas një udhëtimi ditor në një medrese lokale, një shkollë islame. Siç tha një zyrtar lokal për Reuters në të njëjtin liqen ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën dhe ishte e ndaluar të kryheshin ekskursione.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *