• |
ide | kryesore

Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon bardhezinjtë e Allegri në klasifikim

-Instant, Sport, Video
Ciurria



Monza mundi 2-0 Juven në Torino me dy gola në pjesën e parë. Epërsia erdhi në minutën e 18′ falë Ciurria, i servirur shumë mirë nga Machin. Golin e dytë e nënshkroi Dany Mota, duke përfituar nga asisti i Carlos Augusto. Në pjesën e dytë Allegri hodhi në fushë Milik dhe Vlahovic, por kjo nuk mjafton. Në reagimin e tij, Juventus u përplas me portierin e Monza, Di Gregorio, i cili shpëton në më shumë se një rast tentativat e bardhezinjve.

Juventus hoqi dorë thuajse menjëherë nga presioni i lartë në fillimin e aksioneve bardhekuq. E Monza arriti të menaxhonte topin duke rreshtuar dy sulmues të dytë, Pessina dhe Caprari. Lëvizja e tyre e futi në krizë mbrojtjen bardhezi. I pari alternonte inkursionet në 3/4 me tërheqjen që “barazonte” numrin e mesfushorëve kundërshtarë. I dyti vendosej në qendrën e majtë dhe bëhej sulmuesi i dytë nëse ishte e nevojshme. Pikërisht një kombinim mes të dyve solli avantazhin, pas dhjetë minutash. Goli i Caprarit, megjithatë, u anulua për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje të lojtarit të Monza.

VLAHOVIC, RIKTHIM PA GJURMË

Juventus u mbështetet tek Kean, sulmuesi i vetëm, i shoqëruar nga Di Maria dhe nga inkursionet e mesfushorëve. E ishte sulmuesi i Juventusit ai që iu afrua avantazhit me një goditje nga jashtë zonës. Ratocionet e trekëndëshat e skuadrës së Palladino, megjithatë, i bënë të vuajnë vendasit. Prova erdhi kur Machin pikasi futjen e Ciurria në zonë për avantazhin bardhekuq. Juventusi vazhdoi t’u lërë kundërshtarëve zotërimin e topit. Të besuarit e Allegri u bënë të rrezikshëm vetëm me goditjet standarde, si në tentativën e Gattit, në zhvillimet e goditjes nga këndi. Monza vazhdoi të prodhojë lojën e saj dhe dyfishoi me Dany Mota, të gjetur në zonë nga Carlos Augusto. Rikthimi i Vlahovic nuk ndryshoi asgjë për bardhezinjtë, ndërsa Pogba u brohorit nga tifozët, por pa zbritur në fushë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *