• |
ide | kryesore

Video/ Sassuolo, tërmet në San Siro: Milan shembet 2-5 në një krizë totale, Champions në rrezik

-Instant, F1, Sport, Video
Sassuolo



Momenti i zi i Milan vazhdon. Në javën e 20 të Serie A, skuadra e teknikut Pioli humbi me zhurmë në San Siro 5-2 ndaj Sassuolo. Humbja e dytë radhazi në kampionat, e treta për kuqezinjtë duke marrë parasysh derbin e Superkupës. Ndeshje makthi ajo e drekës në San Siro për kuqezinjtë, të cilët rrezikojnë edhe zonën Champions. Në pjesën e parë Defrel (19′) dhe Frattesi (21′) i dhanë drejtim ndeshjes. Pastaj Berardi (30′) shënoi trisin, pasi goditja me kokë e Giroud (24′) iluzionoi Milan. Në pjesën e dytë Laurientè (47′) rrumbullakosi rezultatin me penallti dhe Henrique (79′) mbylli llogaritë. Goli i Origi (81′) në fund nuk vlen as për ngushëllim. Kuqezinjtë panë tu anulohen golat e Giroud dhe Rebic falë ndërhyrjes së VAR.

Fundosja e kuqezinjve jo vetëm që nuk ndalet, por merr përmasa biblike. Pas pokerit të pësuar nga Lazio, mbërriti pesëshja e Sassuolo në San Siro. Përfundon 5-2 për emilianët që, ashtu si kundërshtarët e fundit të kuqezinjve, shëtitën mbi mbetjet e ekipit kampion të Italisë. Në realitet, Djalli e nisi mirë, por më pas u shkri nga mesi i pjesës së parë e në vazhdim. Sekuenca e golave: Defrel, Frattesi, Giroud, Berardi, penalltia e Laurentié, Matheus Henrique dhe Origi. Me pak fjalë, Milan arriti të rikthehej në lojë vetëm për një kohë të shkurtër, i tradhtuar për të panumërtën herë nga një fazë e tmerrshme difensive.

CHAMPIONS NË RREZIK

Formacioni i Pioli u shkatërrua nga një Sassuolo shumë e rregullt, me ide të qarta se si dhe ku të godisnin kuqezinjtë. VAR i hoqi një gol Giroud dhe një Rebic për pozicion jashtë loje. Milan kalohet në renditje në vendin e dytë nga Inter dhe të dielën e ardhshme do të jetë derbi. Kuqezinjtë janë në shoqërinë e Atalanta në vendin e tretë, kështu që duhet të bëjnë kujdes. Në bazë të rezultateve të romaneve, Milan mund të gjendet jashtë zonës së Champions League.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *