• |
ide | kryesore

NY Times: Detaje të reja nga hetimi për McGonigal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndonëse gjyqi ndaj ish-zyrtarit të FBI po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një përplasje e fortë po ndodh edhe në Tiranë, pasi opozita e ka kthyer çështjen e Charles McGonigal në kaël beteje të akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por, raportimet më të fundit që vijnë përtej Atlantikut nga gjiganti mediatik New York Times, vendosin në dyshim të fortë implikimin e Charles McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Media prestigjioze amerikane referuar procesit te deritanishëm që po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan se nuk ka asnjë tregues të fortë që të provojë fajësinë e McGonigal dhe lidhjen me oligarkun rus në kohën kur ai ishte shefi i sektorit te kundërzbulimit në FBI.

Ndërkohë, referuar akuzës së dytë ndaj MCGonigal për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të kryeministrit Edi Rama, New York Times nënvizon se në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, për shkak se ka ndihmuar oligarkun rus Deripaska me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Për akuzat e ngritura në adresë të tij, McGonigal u paraqit ne gjykatë duke u vetë-deklaruar i pafajshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë sapo mbërriti në aeroportin e New York. /tch



26 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Leni këto budalliqe.
    Të ishte kaq e thjeshtë Juria e Madhe nuk do të nxirrte urdhërin për arestimin e tij.

    Por , duke qenë se ky ka njollosur një ndër institucionet më të besueshme të sigurisë, ku preken interesa të personave shumë më të fuqishëm se ky miku i ramës, është normale që të ketë edhe njerëz apo media që duan të dalin sa më lehtë nga ky pisllik.

      1. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet në një ishull dhe mungesa e daljeve të fundit publike nuk ka ardhur nga një virozë e stinës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, kryedemokrati Berisha shkruan se një “qytetar dixhital” i shkruan se Rama ka 3 ditë që ndodhet në një ishull, në takim me hetues FBI-së. Sipas personit të paidentifikuar që i shkruan Berishës, Ramës i është kërkuar që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të zbulojë lidhjen e tij me Charles McGonigal. Madje shton se edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur me urgjencë për në Nju York për të ndërhyrë në mënyrë që të “shpëtohet” numri një i qeverisë.

        “Rama në Ishull?? “Pershendetje Dr, smundja e Rames eshte diplomatike. Njoftimi i Dukes eshte i pa vertet. Rama ka qene prej tre ditesh ne nje ishull ne takim me hetues te FBI por edhe zyrtar te larte. Atij i eshte kerkuar: 1-te rrefej çdo gje si i penduar i drejtesise reth lidhjeve te tij me Mc Gonigal si dhe cdo gje rrethe oficerit te sherbimeve inteligjente, sigurimit te shtetit Agron Neza dhe superkeshilltarit te tij te erret Dorian Duçka. Rames i eshte kerkuar te deshmoj per lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me me Lou Bladel paraardhesi i McGonigal ne FBI. Nderkoh Erion Velia eshte nisur me urgjence per New York per te nderyre tek Aleks Soros per te ndihmuar apo per te shpetuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shume here ne pjesen e dosjes qe nuk eshte papublikuar”,-shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

          1. Qarkullon në Internet një fjalë e urtë që thotë: “Të debatosh me një idiot është si të përpiqesh të luash shah me një pëllumb – ai i rrëzon gurët, defekon mbi tavolinën e shahut dhe fluturon mbrapsht tek tufa e tij, duke shpallur fitoren.” Është qesharake dhe e zgjuar. Është edhe thellësisht, dëshpërimisht shqetësuese. Edhe pse nuk e themi kurrë, ne të gjithë kemi njerëz në jetën tonë që i mendojmë si paksa të marrë – jo domosdoshmërisht për gjithçka, por me siguri për disa gjëra.

            Shumicën e kohës, ne qeshim me këtë gjë. Fundja, marrëzia mund të jetë shumë argëtuese. Kur një shoku im na pyeti në grup para pak kohësh, se cili ishte mbiemri i Hitlerit, ne qeshëm. Kur vëllai im mësoi vetëm muajin e kaluar se drerët janë kafshë të vërteta – ok, kjo është për të qeshur. E qeshura dashamirëse me injorancën e dikujt është pjesë e përditshmërisë.

            Por marrëzia ka edhe anën e saj të errët. Për teologun dhe filozofin Dietrich Bonhoeffer, budallai është shpesh më i rrezikshëm se i ligu.

            Armiku i brendshëm

            Në librat me figura dhe filmat aksion, ne e dimë se kush është i keqi. Ata zakonisht veshin rroba të errëta, vrasin si t’u teket dhe qeshin si të çmendur tek zbatojnë skemat e tyre diabolike. Edhe në jetën reale kemi të këqinj – diktatorët që shkelin të drejtat e njeriut, apo vrasësit serialë dhe kriminelët e dhunshëm. Sado të ligj të jenë këta njerëz, ata nuk janë rreziku më i madh, përderisa janë të njohur. Një herë që diçka është një e keqe e ditur, e mira në botë mund të bashkojë forcat për t’u mbrojtur dhe për ta luftuar. Siç e thotë Bonhoeffer, “ti mund të protestosh kundër të keqes; ajo mund të ekspozohet dhe nëse nevojitet, mund të parandalohet me forcë. E keqja mbart gjithmonë me vete virusin e vetëshkatërrimit”.

            Ama budallallëku është një problem krejt tjetër. Ne nuk mund ta luftojmë kaq kollaj, për dy arsye. Së pari, ne jemi kolektivisht shumë më tolerantë ndaj tij. Ndryshe nga e keqja, budallallëku nuk është një ves që shumica prej nesh e marrin seriozisht. Ne nuk i qortojmë të tjerët se janë injorantë. Ne nuk u bërtasim njerëzve që nuk i dinë gjërat.

            Së dyti, budallai është një kundërshtar i pakapshëm. Ai nuk mposhtet nga debati dhe nuk është i hapur ndaj arsyetimit dhe argumentit. Për më tepër, kur budallai është me shpinë pas murit – kur përballet me fakte që nuk mund të përgënjeshtrohen – ai shpërthen dhe sulmon. Ja si e shpreh Bonhoeffer:

            “As protestat dhe as përdorimi i forcës nuk mund të arrijnë ndonjë gjë; arsyeja bie në veshë të shurdhër; faktet që bien ndesh me paragjykimin e tij thjesht nuk besohen – në momente të tilla, budallai bëhet madje edhe kritik – dhe kur faktet janë të parefuzueshme, ata thjesht hidhen poshtë si të parëndësishme, si aksidentale. Në gjithë këtë situatë budallai, ndryshe nga i ligu, është tërësisht i vetëkënaqur dhe duke qenë se mund të irritohet kollaj, bëhet i rrezikshëm duke u hedhur në sulm”.

            Budallallëku i madh vjen me pushtetin e madh

            Budallallëku, ashtu si e keqja, nuk është kërcënim për sa kohë që nuk ka pushtet. Ne qeshim me gjërat kur ato janë të padëmshme – siç është injoranca e vëllait tim për drerët. Kjo nuk do të më shkaktojë ndonjë dhimbje. Prandaj është për të qeshur.

            Por problemi me budallallëkun, është se ai shpesh ecën dorë për dore me pushtetin. Bonhoeffer shkruan: “Kur e shikon me kujdes, bëhet e qartë se çdo ngritje e fortë në pushtet në sferën publike, qoftë e natyrës politike apo fetare, infekton një pjesë të madhe të njerëzimit me budallallëk.”

            Kjo ndodh në dy drejtime. I pari është është që budallallëku nuk të pengon të mbash poste apo autoritet. Historia dhe politika janë të mbushura me shembuj budallenjsh që janë ngritur në majë (ku të mençurit përjashtohen ose vriten). Së dyti, natyra e pushtetit kërkon që njerëzit të heqin dorë nga disa aftësi të nevojshme për të menduarit në mënyrë inteligjente – si pavarësia, mendimi kritik dhe reflektimi.

            Argumenti i Bonhoeffer është se sa më shumë dikush bëhet pjesë e establishment-it, aq më pak individ është ai. Një person karizmatik, emocionues, plot inteligjencë dhe me prirje për politika të arsyeshme, bëhet imbecil në momentin që merr detyrën. Është sikur ta kenë shtënë në dorë “parullat, fjalët kyçe e të tjera si këto… Ai është si nën një efekt magjie, i verbuar, i keqpërdorur dhe i keqtrajtuar në vetë qenien e tij.”

            Pushteti i kthen njerëzit në automatë. Njerëz që dikur ishin inteligjentë dhe me mendim kritik, tani kanë një skenar për të lexuar. Ata do të vënë në punë buzëqeshjen në vend të trurit. Kur njerëzit bashkohen me një parti politike, duket sikur shumica zgjedhin të ndjekin shembullin, në vend që t’i mendojnë gjërat mirë. Pushteti e largon inteligjencën nga një person, duke e lënë si një manekin të animuar.

            Teoria e budallallëkut

            Argumenti i Bonhoeffer-it, pra, është se budallallëku duhet parë si më i keq, se sa e keqja. Budallallëku ka një potencial shumë më të madh për të dëmtuar jetën tonë. Më shumë dëm bëhet nga një idiot me pushtet, sesa një bandë makiavelistësh. Ne e dallojmë të keqen dhe mund t’ia mohojmë asaj pushtetin. Me të korruptuarit, shtypësit dhe sadistët, ne e dimë se ku jemi. Dimë si të mbajmë qëndrim.

            Por budallallëku është shumë më i vështirë të eliminohet. Kjo është arsyeja pse ai është armë e rrezikshme: Për shkak se njerëzit e këqij e kanë të vështirë të marrin pushtetin, ata kanë nevojë për budallenj që të bëjnë punën e tyre. Ashtu si delet në fushë, një budalla mund të udhëhiqet, drejtohet dhe manipulohet për të bërë shumë gjëra. E keqja është një zot kukullash dhe ajo nuk do asgjë më shumë, se sa kukullat që nuk mendojnë, të cilat e bëjnë të mundur – qofshin në publikun e gjerë, qofshin brenda korridoreve të pushtetit.

            Mësimi nga Bonhoeffer është që mund të qeshim me ato momente të çuditshme, budallaqe kur jemi në shoqëri të ngushtë. Por, duhet të zemërohemi dhe të frikësohemi kur budallallëku sundon.

    1. Si nuk rrine dot keta te lapsit pa manipuluar lajmet .

      “”” referuar akuzës së dytë për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të kryeministrit Edi Rama ”’ . Lexojeni aktakuzen dhe fraza ‘ korruptim nga …….. PER LLOGARI TE KRYEMINISTRIT EDI RAMA ‘ nuk egziston fare ne te.
      Jeni te pa pare.
      Dhe me e forta eshte se disa rreshta me poshte shkruani ” në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. ” . Nese flitet vetem per mosdeklarim te te ardhurave, nga doli kjo akuza e dyte qe ju shkruani ?
      Megjithese sa te kete gomere qe ju besojne, pse mos ta beni.

      1. o rrotë kari, ai është i arestuar ti ha mut, o kar ajo që ka bërë ai është 1000 herë më keq se korrupsioni, ai ka bërë tradhëti mdaj SHBA.

  2. Si perhere NYT nuk surprizon me fake news. Nje gazete totalisht e majte e sponsorizuar nga kufoma Sorros kerkon te laje mutin me shurre dhe per te treguar qe nuk ka pas lidhje me Rusine pasi do ishte nje superskandal.Ai merr 225 mije dallare te pakten deri tani kaq dihet dhe quhet mosdeklarim dhe jo rryshfet?Botoni lajme dhe nga portale konservatore dhe do shihni ndryshimin

  3. Mjafton mosdeklarimi i parave perben objekt hetimi.Ai zoteria duhet te bashkpunoje me gjykaten dhe te deklaroje burimin.Ne se nuk e ban vete,atehere thirren deshmitaret,ose edhe pamje filmike,gjithashtu merret n’konsiderate i gjithe aktiviteti i tij.
    Ai kur u arrestu nuk kishte 225mije dollar me vete.
    Investigimi ndaj ti ka fillu shume vite ma pare.
    Kronollogjia e ngjarjeve,veprimeve te tij asht faktu nga gjykata me data.
    HETIMI VAZHDON,pavaresisht vetdeklarimit “I pafajshem”

  4. Kjo gazetë ka fizionominë e pronarit të saj prej salamandre të jargavitur, ku si të tillë nuk mungojnë edhe fansat e saj.

  5. Prestigjiozja “NYT” rrëzon akuzat e opozitës shqiptare: Lidhjet e McGonigal me oligarkun rus nuk provohen,shpellkare per sot shkoni mbani shishen e shurres per spiunet salih metaj

  6. “Prestigjozja” nyt me kete lajm pas nje jave zhgenjen lexuesit dhe fansat e vet sepse nuk analizon dhe agurmenton asnje fakt….

  7. NY nuk i njeh gazetaret(ne cdo 5 veta -4 jane gazetare) ne Shqiperi,
    Gazetaret dine edhe emrat e pulave dhe derrave ne fshatra dhe se cfare do pjellin.
    Diku pashe Fazllicin qe ecte rende-rende dhe thoshte hajdeni dhe ma hani pak se ju te rruani bythen.
    Fazllici.

  8. Ne nje vend ku lobimi ben ligjin, as shtypi nuk pasqyron te verteten, ndaj mbi te dhenat e tij eshte e veshtire te gjykohet.

    Per me teper, ne kulmin e acarimit te raporteve Rusi-SHBA per shkak te luftes ne Ukraine, nje skandal ne keshtjellen e inteligjences amerikane godet reputacionin e institucionit dhe nuk duhet komentuar me te dhena gjysmake.

    Deklarata e kreut te FBI eshte e mjaftueshme.
    Vetem procesi gjyqesor dhe masa e denimit do te tregojne fajesine apo pafajesine ndaj akuzes se bere.

  9. Nje vend qe e ngre politiken me lobinjet si ne amerike mos prisni te denoje dike qe ka dhene si dore e pare 225.000 dollar.
    Me ate rast mbrojne dhe Kim dhe shefat e saj ne DASH

  10. NY Times është gazetë “prestigjoze” vetëm për të majtët dhe syleshët, për të tjerët është një fletushkë e lajmeve të rreme.

    P.S. Lapsi në shumë raste dalloheni për naivitet dhe mosnjohje të ngjarjeve, fut ketu edhe prirjet e juaja të majta.

  11. Mbas 4 ditesh me ne fund u zgjua trolli i komenteve. Mcgonigal i pafajshem fajin e ka saliu.
    Rama mund te dali tani me kapelen dhe bluzen e fbi tani verdalle neper shtepi.

    1. Rendesi ka qe arqen arixhiu i qi grate socialistave dhe motrat patronazhistave. Xhaxhka me gezof od of, ardhji vjelliu ha mut ariu.
      Brace picku majko moja.
      Alqis baltas beqe nikoleta fela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *