• |
ide | kryesore

Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia ishte konstruktive dhe e gatshme për marrëveshje, shpresoj të jenë edhe të tjerët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill ka folur ditën e sotme për dialogun Kosovë-Serbi. Në një shkrim në rrjetet sociale ai shprehet se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Sipas tij Serbia ka shprehur qëndrueshmëri dhe ka qenë e gatshme për marrëveshje.


“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është e gatshme dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.


Ndërkohë, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Chollet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.