• |
ide | kryesore

“Balaj nuk ishte fare në trajektore”: Josa e ka me golin e anuluar të Malës e me “naivitetin” e ekipit

-Instant, Sport
Josa



“Skuadra ime u godit në dy raste shumë naive. Duhej të kishim qenë më të kujdesshëm se po mbanim topin. Por në 30 metrat e fundit nuk ishim ata që duhej. Sidomos kur shkonte topi në krahë e nuk ishim efikas”. Mirel Josa kërkon të ruajë qetësinë, por dy humbjet radhazi nuk i japin paqe. Tekniku i shkodranëve ka pësuar humbjen e dytë në transfertë ndaj Erzenit në këtë kampionat dhe këtu rastësia pak ka të bëjë. “Shënuam golin e dytë e kishim besim që mund të kthenim rezultatin – tha Josa -. Ekipi luajti me këmbëngulje, por duhej të ishim më të qartë kur luajtëm me dy sulmues. Shërbimet duhej të kishin qenë më të sakta me dy lojtarë të tillë shtatlartë”.

E megjithatë episodi që nuk i ka pëlqyer teknikut të kuqebluve është ai i golit të anulluar Malës në pjesën e parë. VAR e konsideroi aktiv pozicionin e parregullt të Balajt në goditjen e mesfushorit: “Goli i anuluar? Balaj nuk ishte fare në trajektoren e topit. Largësia e tij nga porta ishte shumë e madhe, nuk kishte lidhje me pozicionin jashtë loje. Balaj ishte komplet jashtë trajektores dhe nuk pengonte fare Xhikën që të ndërhynte. Por çdo gjë ka mbaruar tani, Balaj nuk kishte lidhje me topin fare. Çfarë vendos arbitri është punë tjetër” e mbylli Josa.

Lexo më tej: Video/ Dygolëshi i Nonato shtrin përtokë Vllazninë: parakalim në renditje i Erzenit që mund Josën sërish

KAPLLANI: ISHA I SFILITUR, FITORE E ÇMENDUR

Tekniku i Erzenit, Xhevahir Kapllani vonoi të dilte para gazetarëve pas ndeshjes, i sfilitur nga frenetizmi i takimit: “Isha i lodhur, ishte një fitore e çmuar dhe e çmendur, ishte më se e merituar. Po luanim me Vllazninë, një ekip të mirë, prandaj ishim të tërhequr. Ne vinim në këtë sfidë pa shumë lojtarë titullar pasi janë të dëmtuar”. “Duhet të rikuperojmë lojtarët tonë. Sonte të festojmë dhe nesër fillojmë të punojmë për ndeshjen e radhës. Janë edhe 17 finale të tjera përpara, do i marrim ndeshjet një nga një. Edhe Kupa ka pikësynimet e veta, por objektivi është shpëtimi në këtë kampionat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *