• |
ide | kryesore

Bayern Mynih bëhet super ofensiv: nga Manchester City zbarkon në Bavari Joao Cancelo

-Instant, Sport
Cancelo



Goditje edhe në dalje për Premier League. Joao Cancelo në fakt është gati të largohet nga Manchester City dhe t’i bashkohet Bayern Munich. Mbrojtësi i krahut, i njohur për karakteristikat e tij ofensive, do të mbërrijë në Mynih me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Kështu raporton The Athletic, sipas të cilit anësori portugez tashmë ka pranuar transferimin në Bavari. Brenda 24 orëve të ardhshme, portugezi duhet të kryejë testet e zakonshme mjekësore.

Cancelo ishte një nga titullarët e palëvizshëm të Guardiola në gjysmën e parë të sezonit. Portugezi luajti si në krahun e djathtë ashtu dhe atë të majtë, duke shënuar 2 gola dhe 5 asist në 26 paraqitje në të gjitha garat. Pas Botërorit të Katarit, megjithatë, ai e pati të vështirë të gjente hapësira. Tekniku spanjoll e mbajti në pankinë për 90’ në 5 nga 10 ndeshjet e zhvilluara nga Citizens pas pauzës.

Lexo më tej: FOTO/ Cancelo, momente terrori për Vitin e Ri: grabitet e plagoset para shtëpisë së tij

Bayern, nga ana e tij, me ish-mbrojtësin e Inter dhe Juventus, siguron një anësor të klasit të lartë. Cancelo, me eksperiencën ndërkombëtare, do të ndihmojë Nagelsmann të përballet me dëmtimin e Mazraoui. E ndoshta edhe largimin e mundshëm të Pavard në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *