• |
ide | kryesore

Çështja “McGonigal”/ Meta takohet me Berishën në selinë blu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, ndërsa pas përfundimit, Meta ka folur para gazetarëve duke theksuar se në fokus të diskutimit ka qenë çështja e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendja e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

“U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi Meta pas takimit.

“Kemi rëndë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD dhe kërkesat e saj të drejta”, u shpreh ai.



6 Comments

    1. Derisa drejtesia do jete e tredhur Trekendeshi i Bermindes B-R-M do vazhdoje te talli menderen me shqiptaret dhe nderkombetaret.

  1. Tre pergjegjesit kryesor per kete katandisje te vendit tone jane Berisha,Rama,Meta . Tre hajdute,mashtrues dhe njerzit me te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *