Kryeministri Edi Rama, pas firmosjes së marrëveshjes për portin e ri të Durrësit, është shprehur se ky është një kapitull i ri për turizmin në vendin tonë. Sipas tij ky projekt do të shërbejë si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm.
“Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shume yçkla në aspektin tekniko ligjor. Me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë.
Vijë e stërndotur nga shumë dekada mu ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë. Investimi do transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisor që është një zonat më të ndotuara. Investimi do sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë për eficencën energjetike, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit. Shqiptarët do krenohen nesër më shumë se të gjithë të tjerët për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit.
Shteti nuk ka asgjë nën rrogoz, se po të kishte s’do merrte dot 33% të aksioneve. Kjo është një tjetër arsye për të qenë krenar. Jam i lumtur të mbështesim me të gjithë forcën këtë projekt. E shoh me gëzim ditën kur do të shohim këtë ëndërr të kthyer në realitet. Do t’iu themi fëmijëve tanë që ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt që do të jetë një lokomotivë e re zhvillimi ekonomike social. Do i japë Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare”, tha Rama.