• |
ide | kryesore

Haradinaj: Serbia dhe Kurti po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Asociacioni po paraqitet si çështje problematike dhe si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe për njohje të ndërsjellë nga kryeministri i Kosovës.

Më tej Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë që marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.

“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

“Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.

Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.



9 Comments

  1. Mendoj se z. Haradinaj nuk di anglisht e nuk e ka degjuar cfare kushti i kane vene Kosoves ShBA dhe BE bashke ne vizitat e shpeshta te koheve te fundit te Escobar e Lajcak.

    Per me teper, as nuk paska degjuar se kjo puna e Asociacionit duhet te mbaroje ne mars, afat te cilin Lajcak e quajti “natyral”.

    1. Më mirë rrezistencë, se sa të shkosh si “chaps te kasapi “.Sa për Haradinajn , Kosova vlen aq sa hekterë tokë ka familja e tijë. Tipa si ky duhen eliminuar nga vendimmarje me rëndësi kombëtare.
      Është akoma katundar,i mungojnë instinktet e sakrifikimit të personales në favor të interesit kombëter.

  2. Më mirë rrezistencë, se sa të shkosh si “chaps te kasapi “.Sa për Haradinajn , Kosova vlen aq sa hekterë tokë ka familja e tijë. Tipa si ky duhen eliminuar nga vendimmarje me rëndësi kombëtare.
    Është akoma katundar,i mungojnë instinktet e sakrifikimit të personales në favor të interesit kombëter.

  3. Liria nuk eshte e lire.
    Fitimtari i merr te gjitha dhe Haradinaj i ka marre te gjitha,shtet ,pasuri,fame etj etj te marra.
    Por Haradinaj kur ishte K/m vendosi taksen 100% ndaj Serbise per te thene qe ja care i bej une Serbise.
    A rrtegulloi gje ,asgje vetem se Kosova u prish me gjithe boten.
    Tani ky trim na ben te fortin ne byth te tjetrit.
    Edhe Kurti ka cfare ben kur sheh perqark shoket e tij.

    1. Gabimi që bëjmë ne:fuck Europe ose fuck USA. Jo, jo, nuk është e gjithë europa apo usa problem , është sekti soros që tani për tani ka fuqi .

    2. Po boll o kumandar se po ndihesh për keq .Thuaje një gjë tamam.Kurti po pengon bashkë me Serbinë!!!Kurti po përpiqet që asociacioni sërb mos të bëhet siç duan ata por si thotë kushtetuta e Kosovës.Leri deklaratat që më tepër i bëjnë keq Kosovës se sa e ndihmojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *