• |
ide | kryesore

Juventus, telashet nuk kanë fund: dëmtohet Arkadiusz Milik, probleme në kofshë për polakun

-Instant, Sport
Arkadiusz



Teksa përpiqet të kuptojë se si të dalë nga kriza e rezultateve të tre ndeshjeve të fundit, Juventusi duhet të përballet edhe me dëmtimin e Arkadiusz Milik. Polaku mbërriti në J Medical mëngjesin e së hënës dhe iu nënshtrua testeve instrumentale. E gjitha për të vlerësuar shkallën e problemit muskulor në kofshën e majtë që e detyroi të largohej nga fusha në fund të ndeshjes kundër Monza. Në njoftimin për shtyp të klubit flitet për një dëmtim të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz. Pas dy javësh do të kryhen teste të reja për të vlerësuar kohët e rikuperimit, që në këtë pikë nuk duket të jenë më pak se një muaj.

Milik është golashënuesi më i mirë i Juves këtë sezon, pasi ka shënuar tetë gola mes kampionatit dhe Champions League. Polaku ka shënuar një më shumë se Dusan Vlahovic. Rikthimi i serbit, në fushë në gjysmën e fundit të ndeshjes ndaj Monza, është i vetmi ngushëllim për Max Allegri. Tekniku, megjithatë, tani e gjen sërish veten me pak rotacione në dispozicion.

Lexo më tej: Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon bardhezinjtë e Allegri në klasifikim

KOMUNIKATA E JUVENTUS

“Këtë mëngjes Arkadiusz Milik iu nënshtrua testeve radiologjike në J|Medical. Ato evidentuan një lesion të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Pas 2 javësh ai do t’i nënshtrohet kontrolleve të reja për të përcaktuar saktësisht kohët e rikuperimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *