• |
ide | kryesore

Marc Anthony martohet me modelen Nadia Ferreira

Paparazzi, Slider



Marc Anthony  i dha së fundmi fund beqarisë me modelen Nadia Ferreira.

Sipas , Hola!, ceremonia u zhvillua në  Muzeun e Artit Pérez në Miami, Florida. Prezentë ishin  miq të ndryshëm të famshëm, duke përfshirë David dhe Victoria Beckham, Salma Hayek, Lin Manuel Miranda dhe Luis Fonsi. Romeo Santos, Maluma, Marco Antonio Solis dhe vëllai i Anthony, Bigram Zayas, gjithashtu morën pjesë në dasmë dhe shërbyen si dëshmitarë.

Nuk dihet ende nëse binjakët e tij Emme dhe Max, të cilët ai ndan me ish Jennifer Lopez, ishin të pranishëm, si dhe dy fëmijët e tij nga martesa me Debbie Rosado – vajza Arianna dhe djali Chase.

Marc dhe modelja ndezën thashethemet për romancë pas një daljeje në Mexico City në 2022. Ata konfirmuan lidhjen e tyre përmes Instagramit me një selfie të bërë në avion në mars të atij viti. “Zoti t’iu plotësojë gjithçka që ju dëshironi”, shkroi ajo në postim . Më pas , cifti njoftoi fejesën e tyre në maj 2022 gjatë një feste në restorantin Sexy Fish në Miami, Florida. Në atë kohë, Ferreira ndau një foto të unazës së saj  dhe zbuloi se dyshja festuan me miqtë e tyre./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/17/jennifer-lopez-zbulon-detaje-rreth-jeteses-me-ben-affleck/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *