• |
ide | kryesore

McGonigal, Trump dhe rusët/ Si arriti Putin të shtjerë dorë edhe FBI-në

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Të fundit
trump



Jemi në prag të një skandali spiunazhi me implikime të mëdha për mënyrën se si e kuptojmë administratën Trump, sigurinë tonë kombëtare dhe veten tonë.

Nga Timothy Snyder*

Më 23 janar, mësuam se një ish-agjent special i FBI-së, Charles McGonigal, u arrestua me akuza për marrjen e parave për t’u shërbyer interesave të huaja. Një nga akuzat është se në vitin 2017 ai mori 225 mijë dollarë nga një i huaj, teksa ishte përgjegjës për kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Një tjetër akuzë është se McGonigal mori para nga Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar, pas tërheqjes nga FBI në vitin 2018. Deripaska, një manjat jashtëzakonisht i pasur i metaleve pranë Kremlinit, “industrialisti i preferuar i Putinit”, ishte një nga emrat e përfshirë në një operacion mbi ndikimin rus që McGonigal kishte hetuar në vitin 2016. Deripaska ka qenë nën sanksionet amerikane që nga viti 2018. Deripaska është gjithashtu ish-punëdhënësi dhe kreditori, i menaxherit të fushatës së Trump për vitin 2016, Paul Manafort.

Raportimit të deritanishëm për këtë çështje duket se i mungojnë implikimet e mëdha. Një prej tyre është se pozicioni historik i Trump që tani duket shumë më i turbullt. Në vitin 2016, menaxheri i fushatës së Trump (Manafort) ishte një ish-punonjës i një oligarku rus (Deripaska) dhe i detyrohej para atij. Dhe agjenti special i FBI-së (McGonigal) i cili u ngarkua me hetimin e lidhjeve ruse të fushatës së Trump-it më pas u punësua (sipas aktakuzës) tek i njëjti oligark rus (Deripaska). Kjo është padyshim shumë e keqe për Trumpin personalisht. Por është gjithashtu shumë e keqe për FBI-në e Nju Jorkut, për FBI-në në përgjithësi dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër gjë është se ne duhet të rishikojmë operacionet e ndikimit rus në emër të Trump në vitin 2016 dhe reagimin çuditërisht të dobët amerikan. Qëllimi i Moskës ishte të lëvizte mendjet dhe institucionet në mënyrë që Hillary Clinton të humbiste dhe Donald Trump të fitonte. Mund të na pëlqente të mendojmë se çdo agjent special i FBI-së do t’i rezistonte, do të kundërshtonte ose të paktën do të ishte imun ndaj një operacioni të tillë. Tani jemi të informuar me siguri se një aktor i besuar i FBI-së, i cili ishte përgjegjës për trajtimin e këtij lloj operacioni, ishte i korruptuar. Dhe çështja nuk është se ishte vetëm personi i caktuar për këtë. Nëse dikush aq i rëndësishëm sa McGonigal mund të merrte para nga të huajt teksa ishte në punë në FBI-në e Nju Jorkut, dhe më pas të shkonte të punonte për një oligark rus të sanksionuar që po e hetonte dikur, ajo që është në rrezik, minimumi është kultura e Zyrës së FBI-së në Nju Jork. Çështja më e madhe e diskutimeve tona kombëtare është mbi politikën dhe integritetin e procesit tonë zgjedhor.

Për mua personalisht, arrestimi i McGonigal më solli kujtime shqetësuese. Në vitin 2016, McGonigal ishte në krye të kundërzbulimit kibernetik për FBI-në dhe u vu në krye të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Atë prill, unë nxora historinë e lidhjes midis fushatës së Trump dhe regjimit të Putinit, në bazë të burimeve ruse. Në atë kohë, pothuajse askush nuk donte ta merrte seriozisht këtë lidhje. Gazetarët amerikanë donin një burim amerikan, por njerëzit që kishin marrë pjesë në operacione të ngjashme ishin në Rusi, Ukrainë ose Estoni.

Shumë pak njerëz e morën seriozisht Trumpin. Shumë pak njerëz e morën seriozisht Rusinë. Shumë pak njerëz e morën seriozisht kibernetikën. Mbivendosjen e “diagramit të Venit” ishin shumë të paktë ata që e merrnin seriozisht. Megjithatë, kisha edhe një shqetësim specifik e të bezdisshëm se vendi im ishte jo vetëm i papërgatitur, por kishte edhe diçka më të keqe se kaq. Pasi shkrova atë shkrim dhe më pas një tjetër, dëgjova në intimitet se kishte diçka të çuditshme në lidhje me zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Kjo nuk ishte sekret në atë kohë. Askush nuk kishte nevojë të ishte afër çështjeve të tilla për të arritur në atë përfundim. Poe duke pasur parasysh se FBI në New York ishte zyra që merrej me kundërzbulimin kibernetik, kjo ishte shqetësuese. Arsyeja që po mendoja për Trump dhe Putin në vitin 2016 ishte një model që e kisha vënë re në Evropën Lindore, që është fusha ime e ekspertizës.

Midis 2010 dhe 2013, Rusia u përpoq të kontrollonte Ukrainën duke përdorur të njëjtat metoda që u shfaqën në vitin 2016 në operacionin e saj të ndikimit në Shtetet e Bashkuara. Mediat sociale, paratë dhe një kandidat i besueshëm për kreun e shtetit. Kur kjo dështoi, Rusia pushtoi Ukrainën, nën mbulesën e disa operacioneve shumë të suksesshme të ndikimit. Nëse nuk ju kujtohet pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2014, ka shumë të ngjarë sepse keni rënë pre e shkumës së propagandës ruse, të përhapur përmes internetit. Suksesi i asaj propagande e inkurajoi Rusinë të ndërhyjë në Shtetet e Bashkuara, duke përdorur të njëjtat metoda dhe institucione. Kjo është ajo për të cilën po punoja në vitin 2016, kur një operacion i ngjashëm ishte duke u zhvilluar qartësisht në Shtetet e Bashkuara.

Për disa vëzhgues të Ukrainës, ishte e qartë se Rusia po e mbështeste Trumpin në një mënyrë që dikur kishte mbështetur presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, me shpresën e kontrollit të butë. Trump dhe Yanukovych ishin figura të ngjashme. Nihiliste, fyese, që kërkonin pushtet për të fituar ose mbrojtur paratë. Kjo i bëri ata partnerë të etur për Putinin. Dhe ata kishin të njëjtin këshilltar kryesor: konsulentin politik amerikan Paul Manafort.

Kontrolli i butë rus i Trump nuk kërkonte takime personale të pafundme mes dy drejtorëve. Kërkonte vetëm mirëkuptim të ndërsjellë, i cili u shfaq me bollëk gjatë presidencës së Trump. Kujtoni takimin midis Putinit dhe Trump në Helsinki në vitin 2018, kur presidenti amerikan tha se i besonte atij rus dhe se presidenti rus tha se kishte mbështetur amerikanin si kandidat. Njohja e borxheve të ndërsjella ishte e qartë tashmë në vitin 2016. Media ruse foli për Trumpin dhe Trump foli për Putinin.

Gjatë fushatës presidenciale të Trump në 2016-ën, afrimi midis Trump dhe Putin mund të realizohej përmes ndërmjetësve. Një ndërmjetës i dukshëm ishte Paul Manafort. Fillimisht ai punoi për oligarkun rus Deripaska si konsulent për t’i mësuar Kremlinit se si të ndikonte tek amerikanët. Më pas ai punoi për njeriun e Rusisë në Ukrainë, Yanukovych, duke e ndihmuar atë të zgjidhej. Në fund Manafort punoi për Trump, me të njëjtin cilësi. Ju mund të mbani mend lidhjet e Manafort me Rusinë që u zbuluan nga shtypi në vitin 2016. Ai (dhe Jared Kushner dhe Donald Trump, Jr.) u takuan me rusët në qershor 2016 në Trump Tower. Manafort-it iu desh të jepte dorëheqjen si menaxher i fushatës së Trump në gusht, pasi u bë publike se ai kishte marrë 12.7 milionë dollarë ndërsa punonte me Yanukovych dhe nuk i kishte raportuar.

Në vitin 2016, kur ishte menaxheri i fushatës së Trump, Manafort i detyrohej Deripaskës miliona dollarë. Në fund të bashkëpunimit të tyre politik, ata kishin hyrë në një investim të dyshimtë, në fund të të cilit Deripaska e ndoqi Manafort në gjykatë. Manafort e pranoi borxhin ndaj Deripaskës, dhe në kuptimin si ai e trajtoi punën e tij për Trump ishte si një mënyrë për ta shlyer atë.

Si menaxher i fushatës së Trump dhe si debitor i Deripaskës, Manafort i dha Deripaskës “informacione private” mbi fushatën e Trump. Nëpërmjet një ndërmjetësi, Manafort u dërgoi rusëve të dhëna nga fushata e Trump, duke përfshirë të dhënat e anketimit të fushatës për amerikanët që ishin të dobishme për operacionet e ndikimit. Manafort iu kërkua t’i komunikonte Trumpit një plan rus për ndarjen e Ukrainës. Këstu Manafort shpresonte ta paguante Deripaskën jo me para.

Duke menduar për ngjajet e vitit 2016, duke pasurr parasysh modelin e Rusisë për kontroll të butë, duke kujtuar atë që dimë tani, le të rishqyrtojmë  se si FBI e trajtoi lidhjen Trump-Putin atë vit. Pasi Trump u bë president, ai dhe disa republikanë të tjerë pretenduan se FBI kishte tejkaluar kompetencat duke kryer çdo lloj hetimi. Tani që McGonigal është arrestuar, Trump pohon se kjo e ndihmon disi çështjen e tij. Mendja e shëndoshë sugjeron të kundërtën.

Njeriu që supozohej të hetonte mbështetjen ruse të Trump-it më pas mori para nga një oligark rus i afërt me Putinin. Kjo nuk është aspak një plejadë që mbështet versionin e ngjarjeve të Trump. Nëse agjenti special i FBI-së (McGonigal) që po hetonte lidhjen e Trump me Rusinë ishte në listën e pagave të oligarkut rus (Deripaska), të cilit menaxheri i fushatës së Trump (Manafort) i detyrohej miliona dollarëve dhe i dha informacione, kjo nuk duket gjë e mirë për Trump. Duket e tmerrshme – por jo vetëm për Trump.

Anne Applebaum dikur e shtroi pyetjen në mënyrën e duhur: pse FBI nuk i hetoi lidhjet e Trump me Putinin shumë më herët? Në retrospektivë, duket sikur hetimi i FBI-së për fushatën e Trump dhe lidhjet e tij me Rusinë në vitin 2016 ishte jo vetëm i vonuar, por çuditërisht i nënvlerësuar. I njohur si “Uragani nëpër zjarr”, ai e përcaktoi çështjen e ndikimit rus mjaft ngushtë, si një çështje kontakti personal midis zyrtarëve të fushatës së Trump dhe rusëve. Ndërkohë, teksa ai hetim po vazhdonte, Rusia ishte angazhuar në një fushatë të madhe në mediat sociale, e cila, sipas studiuesve të komunikimit, bëri të mundur zgjedhjen e Trump. Dhe ajo fushatë e madhe e ndikimit nuk u hetua nga FBI, e lëre më të kundërshtohej.

Nëse ka ndonjë gjë, duket sikur zyra e FBI-së në Nju Jork, me dashje ose pa dashje, më tepër ka shtyrë në të njëjtin drejtim sesa i ka rezistuar operacionit të ndikimit pro-Trump të Rusisë. Siç padyshim të gjithë e mbajnë mend, Rusia ishte në gjendje të “vidhte” email-et nga institucionet dhe njerëzit përreth Klintonit dhe përdori disa prej tyre, jashtë kontekstit, për të krijuar narrativa të dëmshme imagjinare rreth saj. Njëkohësisht, kishte shqetësim në lidhje me përdorimin e një serveri privat për email-in e Clinton. Në mendjen popullore, këto dy çështje u turbulluan së bashku, me ndihmën e Trump. Trump u kërkoi rusëve të hynin në llogarinë e emailit të Klintonit, gjë që ata u përpoqën ta bënin menjëherë. Asgjë në lidhje me emailet e Klintonit nuk ishte me interes. FBI mbylli një hetim në korrik 2016, duke thënë se nuk kishte asnjë bazë për akuza penale kundër Clinton.

Pastaj, çuditërisht, drejtori i FBI-së James Comey njoftoi më 28 tetor 2016, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, se hetimi për emailet e Klintonit ishte rihapur. Kjo krijoi një zhurmë të madhe që (siç treguan sondazhet) dëmtoi Clinton dhe ndihmoi Trump. Hetimi u mbyll përsëri pas vetëm 8 ditësh, më 6 nëntor, pa asnjë akuzë kundër Clinton. Por kjo ishte vetëm 2 ditë para zgjedhjeve dhe dëmi u bë. Me sa më kujtohet, në furinë e atyre 48 orëve të fundit, askush nuk e vuri re njoftimin e dytë të Comey-t, mbylljen e hetimeve dhe pastrimin e Klintonit. Unë isha duke bërë kërkime në atë kohë dhe njerëzit me të cilët fola ishin ende mjaft të emocionuar për emailet. Pse FBI do të zbulonte publikisht një hetim për një çështje të nxehtë që përfshin një kandidat presidencial pikërisht përpara zgjedhjeve? Tani duket se Comey e bëri njoftimin publik për shkak të një lloj presioni të paligjshëm nga agjentët specialë në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Comey dyshonte se ata do të zbulonin vetë hetimin nëse ai nuk e shpallte atë.

Në detyrë, Trump e dinte se Rusia kishte punuar për ta bërë atë të zgjidhej, por standardi i fajit u vendos aq lart sa ai mund të mbrohej duke thënë se ai personalisht nuk kishte bashkëpunuar. Raporti Mueller, të cilin ende nuk besoj se shumë njerëz e kanë lexuar në të vërtetë, tregoi se kishte një fushatë shumëdimensionale të ndikimit rus në emër të Trump. Administrata Trump u kundërpërgjigj duke pretenduar se nuk kishte asnjë provë që Trump personalisht kishte qenë në kontakt personalisht me Putinin. Kjo mbrojtje ishte sigurisht mashtruese; por ishte pjesërisht e pranueshme për shkak të fushës së ngushtë të hetimeve të FBI-së në 2016.

Për të qenë të drejtë, FBI së bashku me Sigurinë Kombëtare, hetuan sulmet kibernetike. Por kjo ndodhi pas zgjedhjeve kur nuk mund të bënte asnjë ndryshim; edhe në raport, kiberneti u përcaktua ngushtë, i kufizuar në phishing dhe shkelje të sistemeve. Këto janë çështje të rëndësishme, por nuk ishin çështja kryesore. Ajo që mundësoi phishing-u dhe shkelja e sistemeve ishte çështja kryesore: një fushatë e mediave sociale që shfrytëzonte emocionet, përfshirë mizogjininë, për të mobilizuar apo çmobilizuar votuesit.

Rusia përdori emailet e papërpunuara në operacione specifike në emër të Trump, për shembull duke e shpëtuar atë nga skandali i kasetave të Access Hollywood. Menjëherë pasi u zbulua se Trump mbrojti sulmin seksual, Rusia publikoi një skandal imagjinar që lidhte Clinton me abuzimin e fëmijëve. Kjo i bëri ndjekësit e Trump të besonin se çfarëdo që të bënte ai, ajo tjetra ishte më e keqe; dhe skandali u shua. Është e paimagjinueshme që McGonigal të mos ishte në dijeni të fushatës së ndikimit të Rusisë në 2016 në emër të Trump. Ai i njihte lojtarët; tani dyshohet se ka qenë i punësuar tek njëri prej tyre. Edhe unë isha në dijeni të fushatës së ndikimit të Rusisë në vitin 2016. U bë një nga temat e librit tim “Rruga drejt pa-lirisë”, të cilin e përfundova vitin e kaluar.

Fushata e ndikimit rus ishte një çështje edhe për kundërzbulimin amerikan. Vlen të ndalemi për të kuptuar pse, pasi na ndihmon të shohim historinë e McGonigal dhe kuptimin e këtij skandali. Inteligjenca ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar. Kundërzbulimi ka të bëjë me vështirësimin e kësaj për të tjerët. Ato nga kundërzbulimi janë operacionet më ekzotike të krijuara ndonjëherë për ta bërë armikun jo vetëm të keqkuptojë situatën, por edhe të veprojë mbi bazën e keqkuptimeve, kundër interesave të vetë armikut.

Operacione të tilla, të cilat kanë qenë një specialitet rus (ose sovjetik) për më shumë se një shekull, shkojnë nën emrin e “provokimit”, ose “masave aktive” ose “maskirovka”. Është detyrë e kundërzbulimit të kuptojë “masat aktive” dhe t’i pengojë ato të funksionojnë. Operacioni i ndikimit rus në emër të Trump ishte një “masë aktive” që Shtetet e Bashkuara nuk arritën ta ndalonin. Elementi kibernetik, përdorimi i mediave sociale, është ajo për të cilën McGonigal personalisht, me prejardhjen dhe pozicionin e tij, duhet t’i kishte ndërgjegjësuar të gjithë. Në vitin 2016, McGonigal ishte shefi i seksionit të Seksionit të Koordinimit të Kundërzbulimit Kibernetik të FBI-së. Atë tetor, ai u vu në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Dhe pikërisht atëherë, në tetor 2016, gjërat filluan të dilnin jashtë kontrollit. Ishin dy momente, në fund të fushatës presidenciale, që vendosën çështjen në favor të Donald Trump. E para ishte kur rusët e shpëtuan atë nga skandali Access Hollywood (7 tetor). E dyta ishte njoftimi publik i drejtorit të FBI-së, James Comey, se ai po rihapte hetimin e emaileve të Hillary Clinton (28 tetor). Arsyeja që Comey e bëri atë njoftim publik në atë kohë shumë të ndjeshme, 10 ditë para zgjedhjeve, nuk ishte se ai besonte se publiku duhej ta dinte, as se çështja kishte të ngjarë të kishte pasoja të mëdha. Sipas llogarisë së tij, ai besonte se zyra e FBI-së në Nju Jork do ta zbulonte gjithsesi. Rudolph Giuliani me sa duket kishte qenë përfituesi i rrjedhjes. Ai pretendoi se e dinte paraprakisht për atë që ai e quajti një “surprizë” që do të ndihmonte Donald Trump, përkatësisht njoftimi publik i Comey për hetimin e email-eve.

Në atë kohë dukej sikur Comey ishte përdorur nga njerëz në FBI-në e Nju Jorkut që donin që Trump të fitonte. Comey tani e ka konfirmuar këtë, megjithëse zgjedhja e fjalëve që ai thotë mund të jetë ndryshe. Dhe unë pyesja veten, në atë kohë, nëse ata agjentë specialë në Nju Jork, nga ana tjetër, po luhateshin. Nuk ishte sekret në atë kohë që agjentët specialë të FBI-së në Nju Jork nuk e donin Hillary Clinton-in.

Bërja publike e angazhimeve emocionale duhet të shfrytëzohet. Për njerëzit që punojnë në kundërzbulim, kjo është një gjë veçanërisht e gabuar për të bërë. Natyra e punës në kundërzbulim është se, nëse nuk je shumë i mirë, do ta gjesh veten në vorbullën e “masës aktive” të dikujt tjetër. Dikush tjetër do të përfitojë nga dobësitë tuaja të njohura – mizogjinia juaj ndoshta, ose urrejtja juaj ndaj një politikaneje specifike, ose besimi juaj plotësisht i pajustifikuar se një politikan mashkull është një “Mesia” patriotik – dhe kjo do t’ju bëjë të bëni diçka që ju duket si vendim i juaji.

Tani që jemi informuar se një figurë qendrore në zyrën e FBI-së në Nju Jork ishte i gatshëm të merrte para nga aktorët e huaj gjatë kohës që ishte në punë, kjo linjë analize mbart disa rishqyrtime. Objektivisht, FBI në Nju Jork po vepronte në bashkëpunim me Rusinë, duke injoruar ose përcaktuar ngushtë veprimet e Rusisë dhe duke ndihmuar në goditjet ndaj Klintonit në tetor që me shumë gjasa e shpëtuan Trumpin. Kur njerëzit veprojnë në interes të një fuqie të huaj, ndonjëherë është për para, ndonjëherë sepse fuqia e huaj di diçka për ta, ndonjëherë është për ideale dhe ndonjëherë është për asnjë motiv të vetëdijshëm. Ti e mendon si motiv tëndin megjithëse ai është kuruar, manipuluar dhe drejtuar nga të tjerë. Duket mjaft e mundur – e ngre si një hipotezë që njerëzit e arsyeshëm do ta konsideronin – që një përzierje e këtyre faktorëve ndodhi në FBI-në në Nju Jork në 2016.

Të gjitha këto pjesë të historisë së fundit duhet të lidhen së bashku në një mënyrë ose në një tjetër, dhe zbulimi i freskët dhe tronditës i arrestimit të McGonigal është një shans për ne që të përpiqemi të shohim se si. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ato së shpejti do të rrethohen nga fakte të tjera të panjohura deri më tani, të cilat duhet të na bëjnë të shqyrtojmë problemin e integritetit të zgjedhjeve në një mënyrë të përgjithshme. Deri tani, provat rrethanore sugjerojnë se puna e raportimit të FBI-së në vitin 2016, e cila rezultoi e përshtatshme për Trumpin dhe Rusinë, mund të kishte të bënte me faktin (sipas aktakuzës) se një nga agjentët kryesorë të saj ishte i gatshëm të merrte para nga aktorët e huaj teksa ishte në detyrë. Në lidhje me rrjedhjet nga FBI e Nju Jorkut në fund të fushatës së 2016-ës, të cilat patën efektin e dukshëm të dëmtimit të Klintonit dhe ndihmës së Trump-it, arrestimi i McGonigal kërkon gjithashtu një rishikim më të gjerë të shkallës së katastrofës së 2016-ës. Si u kap FBI në Nju Jork, me dashje dhe pa dashje në një “masë aktive” ruse?

Akuzat nuk janë vërtetuar. Nëse po, do të ishte befasuese nëse dy veprat për të cilat akuzohet tani McGonigal do të ishin ngjarje të izoluara. Me sa duket, ekziston një rrezik i caktuar, duke i parë ato në këtë mënyrë dhe duke i lënë të shkuarat të kalojnë. Një avokat amerikan që prezantoi çështjen tha se McGonigal “duhej ta dinte më mirë”. Kjo është ajo që thuhet kur një fëmije i dhemb barku pasi ka ngrënë shumë karamele pambuku në panair. Kjo vështirë se i përgjigjet peshës së situatës.

Dështimi për të kuptuar kërcënimin rus në vitet 2010 ishte një prelud i dështimit për të kuptuar kërcënimin rus në vitet 2020. Dhe sot amerikanët që mbështesin Rusinë në luftën e saj të mizorisë priren të jenë anëtarë të familjes Trump ose njerëz të lidhur ngushtë me Trump, si Giuliani. Njerëzit që ndihmuan Trump atëherë të marrin pjesë në luftën kundër Ukrainës tani.

Një nga arkitektët kryesorë të fushatës ruse të vitit 2016 që mbështeti Trumpin ishte Yevgeny Prigozhin. Në vitin 2016, pozicioni i tij ishte drejtues i Agjencisë ruse të Kërkimeve në Internet. Ata ishin pikërisht njerëzit e tij që ndihmuan në përhapjen e historisë për Klintonin që e shpëtoi Trumpin nga skandali Access Hollywood. Pa Agjencinë e Kërkimeve në Internet që i mbulonte krahët, Trump do ta kishte pasur shumë më të vështirë në zgjedhjet e 2016-ës. Tashmë, gjatë luftës në Ukrainë, Prigozhin është kreu i Wagner që dërgon dhjetëra mijëra të burgosur rusë për të vrarë dhe për të vdekur në Ukrainë.

Implikimet e arrestimit të Mcgonigal shkojnë edhe më tej. McGonigal kishte autoritet në hetimet e ndjeshme ku shqetësimi ishte se një amerikan u jepte amerikanë të tjerë qeverive të huaja. Zbërthimi i kësaj do të thotë duhet të kishte një shqetësim për Shtetet e Bashkuara që shkon përtej besnikërisë partiake. Fatkeqësisht, disa figura kryesore politike duket se po reagojnë ndaj lajmit në frymën e kundërt: duke fshehur të kaluarën dhe duke destabilizuar të ardhmen. Menjëherë pas publikimit të historisë së McGonigal, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy u fsheh. Adam Schiff nga komiteti i zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, u tregua indiferent ndaj sigurisë kombëtare. Një veteran i atij komiteti, Schiff ka marrë kohë për të mësuar rreth Rusisë. Është groteske ta përjashtosh atë në këtë moment të veçantë, në mes të një lufte dhe në fillim të një skandali spiunazhi.

Lëvizja e fundit e McCarthy kundër Schiff fatkeqësisht të kujton vitin 2016. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, në atë kohë, kishte një mendim se diçka nuk shkonte me Trump dhe Rusinë. Ai shprehu pikëpamjen e tij në qershor se Donald Trump ishte republikani që kishte më shumë gjasa të merrte para nga Vladimir Putin. Kjo tregonte një instinkt të shkëlqyer politik. McCarthy nuk e ndau dyshimin  me zgjedhësit e tij dhe as nuk bëri asgjë për ta ndjekur. Ai e bëri këtë vërejtje në një bisedë me anëtarë të tjerë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët nuk u pajtuan me të dhe që me sa duket arritën në përfundimin se rreziku i një sikleti për partinë e tyre ishte më i rëndësishëm se siguria kombëtare amerikane. Republikanët në Senat, fatkeqësisht, patën një pikëpamje të ngjashme. Ata margjinalizuan qëllimisht një hetim të CIA-s që adresonte fushatën e ndikimit rus për Trump. Në shtator 2016, Mitch McConnell ia bëri të qartë administratës Obama se gjetjet e CIA-s do të trajtoheshin si politike nëse do të diskutoheshin në publik. Administrata Obama iu përkul këtij presioni.

Operacioni rus për të zgjedhur Trumpin në vitin 2016 ishte real. Ne jemi ende duke jetuar nën spektrin e 2016-ës dhe jemi më afër fillimit të procesit apo mësimit të tij sesa deri në fund. Mohimi që ka ndodhur, ose duke vepruar sikur nuk ka ndodhur, i bën Shtetet e Bashkuara të prekshme ndaj operacioneve të ndikimit rus që janë ende në vazhdim, ndonjëherë të organizuara nga të njëjtët njerëz. Është e lehtë të harrosh 2016-ën dhe njeriu dëshiron ta bëjë këtë. Por demokracia ka të bëjë me të mësuarit nga gabimet dhe ky arrestim e bën shumë të qartë se kemi ende shumë për të mësuar.
©Marrë nga Snyder, përshtati në shqip LAPSI.al
*Timothy Snyder është historian amerikan



9 Comments

  1. Perrallat e Amerikes qe : ja Ruset kan shti ne dore FBI , po ajeni ne vete ju lapsi .
    Ruset ne Ballkan , po Amerikanet a jane ne Ballkan ?
    Ne Lindjen e Meseme , ku eshte vatra e tensioneve kane nje shprehje :

    Amerika te bene XHUMHUR ( Anarki krejt , ku qeni t’zotin se njef ) .

    Edhe Ballkani XHUMHUR , per inat te Evropes , e kete e bene Amerika , Anglia Kurve , dhe Ruset Barbar .

    Rrofte Nazizmi

  2. Po nuk ka vrasje, te profilit te larte, në US, si në rastin “Kennedi”, asgje nuk është e vertetë, dominojnë përrallat !
    Ata që paguajnë janë popujt që po vdesin nga luftrat, semundjet, urija, emigracioni dhe korrupsioni.

  3. Mjafton qe ni Amerika te figuroj ne gjdo skandal ose afere dhe per ne shqipetaret nuk dot thot asgje,sepse ashtu duhet … Asht kan deshten… dhe ashtu do behet…Amerika ,Amerika.Per ti mbuluar te gjitha hajnit ,trathtit ,dhe skandalet ma te ndrysheme …Amerika ,Amerika .

  4. Politikanet Shqipetare tashme kur kane devijuar, shitur e prostituar, tregojn se si Amerika vendos, si ta degjoni nje politikane Shqipetare duke bertitur Amelika Amelika, dijeni qe eshte korruptuar.

    E keni verejt se si Politikanet Shqipetare orvaten ta keq-perdorin Ameriken, sa here ua permend korrupsionin vendor, po SHBA-te si kane thene askujt vidhe popullin tende.

  5. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Ky mut historiani, në këtë analizë politike, më shumë merret me trampin se me problemet që ka FBI.

  6. Roli i Soros&co eshte pikerisht te beje Ameriken te duket keq dhe ta uli rolin e saj sa me shume. Ne komentet tuaja duket qe po funksionon.

    Tamam katnar te lumtur jeni, tju rroje partia

  7. Hillari bundrra i dha rusise te drejten si lideri kryesor ne shitjen e metaleve te renda. Soorros bythqiri dhe damian gerrneta tare lluku lluku babashta.

  8. Sic thane eshe shoket parafoles Kanguri, Prejleshi dhe Palla, po c’jane keto histori te sajuara qe largojne vemendjen nga vrasja e Esat Toptanit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *