• |
ide | kryesore

Nuk fiton prej katër javësh, Colella bën ‘humor italian’: “Po vazhduam kështu jemi edhe ne për titull”

-Instant, Sport
Colella



“Më vjen keq për djemtë që kanë bërë një ndeshje të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj se ishte mbi të gjitha për ta”. Giovanni Colella natyrisht që ndihet i ‘vjedhur’ kur pa fitoren t’i ikë nga duart 2 minuta nga fundi. Kundër Egnatias u mbyll 1-1, por kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore për të kuqtë. E sikur të mos mjaftojë, edhe e treta në shtëpi radhazi ku kryeqytetasit kanë marrë dy humbje e një barazim. Në këtë këndvështrim habit ‘lumturia’ që shpreh tekniku italian: “Jam shumë i lumtur për paraqitjen, shpresoj që skuadra ta shohë si një hap pozitiv. E jam i bindur se nëse ekipi bindet për këtë gjë dhe paraqitjet do të jenë kështu, do të jemi edhe ne në garë për të fituar kampionatin”.

Në fund një vlerësim për kundërshtarin dhe mbi të gjithë Raphael Dëmena, që vendosi ekuilibrin me një gol providencial. “Duamena është një sulmues i madh dhe merita e një goli të tillë është e një lojtari të fortë. Lojtarët e fortë mund të ndikojnë ndeshjet. Por nëse shohim sa herë gjuajti portën Egnatia dhe sa herë kemi shkuar në ne gjysmëfushën e tyre, atëherë…”, theksoi me keqardhje Colella.

Lexo më tej: Video/ Dwamena i heq Partizanit suksesin: Cara humb penalltinë, të kuqtë katër ndeshje pa fitore

TETOVA: KISHIM ARDHUR PËR REZULTAT

Debutim me pikë në një transfertë të vështirë për Edlir Tetovën, që zëvendësoi në pankinë Shpëtim Duron e shkarkuar: “Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, pasi ekipi ska pasur ecuri të mirë – tha ai -. Jam i kënaqur me 1-1, ndërsa me 0-0 jo sepse kjo i jep moral ekipit. Ngadalë do të rikthehemi si kemi qenë me më shumë finalizime dhe gola. Jam i kënaqur vetëm me rezultatin, jo me lojën, pjesa e parë linte shumë për të dëshiruar. Do ta shohim në javët në vijim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *