• |
ide | kryesore

Penalizimi i Juventus mbi “ndershmërinë sportive”: është dita e motivacioneve në Gjykatën Federale

-Instant, Sport
Juventus



Pyetjet e shumta të ngritura gjatë javës së fundit duhet të marrin përgjigje sot. Gjykata Federale e FIGC duhet të publikojë në orët në vijim arsyet e dënimit. Motivacione për të shpjeguar përse Juventus u penalizua me 15 pikë në renditje, në kuadër të gjyqit të fitimeve kapitale. Para së gjithash, është logjike të pritet që dispozitivi të sqarojë përse vetëm bardhezinjtë u sanksionuan dhe të gjitha klubet e tjera të përfshira u shpallën të pafajshëm. Cështja duhet të jetë e thjeshtë. Për të marrë revokimin ishte e nevojshme të paraqiteshin prova që nuk ishin aty në dy shkallët e para të gjykimit. Ato, nëse njihen dhe paraqiten, mund të ndryshonin dënimin. Këto prova, sipas prokurorisë dhe dukshëm edhe sipas Gjykatës, kishin të bënin vetëm me Juventus. Kështu, për rrjedhojë bardhezinjtë mbetën të vetmit që u ndëshkuan.

ÇFARË SOLLI PENALIZIMIN ME PIKË…

Por kjo nuk mjafton, sepse kjo shkelje, që i atribuohet nenit 31 të kodit të drejtësisë sportive, duhej të rezultonte vetëm me gjobë. Për të arritur në dënimin në renditje, për më tepër pothuajse dyfish në krahasim me atë të kërkuar nga prokurori Chiné, Gjykata duhet t’i referohej nenit 4 paragrafi 1. Pikërisht ai që lidhet me “ndershmërinë sportive”. Kjo, sipas asaj që mësohet, do të kthente balancën. Sepse bardhezinjtë do të ishin sfiduar për përdorimin sistematik të fitimeve kapitale, të aftë për të modifikuar vlerat e bilancit. Rrjedhimisht, duke i shërbyer për të lëvizur me liri më të madhe në treg, me blerje të cilat përndryshe nuk do të mund të bëheshin.

Lexo më tej: Juventus në ankth për ‘manovrat e pagave’: Prokuroria e FIGC kërkon 40 ditë shtyrje për hetimet

Pasi të jenë lexuar motivet e Gjykatës, Juventusi do të jetë në gjendje të strukturojë dhe më pas t’ia përcjellë apelin Kolegjit të Garancisë në Coni. E gjitha kjo me shpresën se dënimi mund të anulohet dhe të kthehet për një gjykim tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *